Rruga që lidh fshatrat Kroi i Madh, Bruz mal, Bruz Zalle, Rreze me pjesën tjetër të vendit është bllokuar dhe është e pakalueshme, për shkak të rrëshqitjes së madhe të dherave dhe gurësve si pasojë e reshjeve të shiut. 570 banorët e këtyre fshatrave janë të bllokuar dhe e vetmja mundësi kalimi për këto banore është nëpërmjet Bovillës e cila është një rrugë alternativë por tepër e amortizuar.
Kjo gjendje vijon prej dy ditësh dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga bashkia.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet/ 1595 hektarë nën ujë në Shkodër, rrëshqitje dherash në Kurbin, Lezhë e Korçë! 20 shtëpi rrethohen nga uji në Fushë-Krujë!
//ReportTv.al