GRAMSH- Një ditë pas konfliktit mes dy nxënësve në vendin e ngjarjes shokët dhe të afërmit kanë vendosur lule dhe ndezur qirinj. Report Tv ishte në Gramsh në të dy shkollat për të biseduar me ta.
Nxënësit duken të tronditur për shokun që përshkruajnë shembullor.
Me qindra banorë, nxënës të shkollës 9-vjecare “Asllan Shahini” dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit Fatjonit 15-vjeçar, që u vra nga bashkëmoshatari i tij vetëm se ndërhyri për të shuar sherrin e bashkëmoshatarëve.
Dhimbja është e madhe për 15-vjecarin, jeta e të cilit u ndërpre padrejtësisht në mes, ndërsa familja kishte planifikuar të largohej në emigrim brenda pak muajsh. Dy drejtoreshat, ajo e ‘Asllan Shahini’ dhe ajo e shkollës Drizë shprehen të tronditura për ngjarjen e rëndë.
‘Unë akoma nuk e besoj se ajo ngjarje ka ndodhur, ishte pas mësimit. E kam marrë vesh nga rrjetet sociale. Jam shumë e shokuar, nuk di se çfarë tu them. Jam nënë kam 2 fëmijë vet. Familjen nuk gjej fjalë që ta ngushëlloj. Akoma nuk më besohet. Kanë qenë nxënës jo problematikë. Asnjëherë nuk kanë sjellë probleme në shkollë, ishin nxënës të nivelit mesatar edhe me mësime. Nuk kam pasur asnjë anekse asgjë për to. Jam e shokuar nga ngjarja. Nuk e di! Nuk mundem. Nxënësit e mi nuk kanë qenë problematike, s’kam asnjë lloj ankesë asnjë lloj sinjali. Nuk e di mua s’më kanë sjellë kurrë shqetësime. Ishin nxënës të nivelit mesatar.’- tha Teuta Çela, Drejtoresha e Shkollës Drizë.
Në bankën e viktimës janë vendosur lule. Nxënësi shkonte në punë kur mbaronte shkollën duke shpërndarë pica për të ndihmuar dhe familjen e tij.
Me lot në sy janë edhe qytetarët e Gramshit të cilët thonë se ngjarja është shumë e rëndë.
Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur disa ditë më parë, pasi të rinjtë shkëmbyen sharje në rrjetet sociale. Debati mes tyre përshkallëzoi mesditen e së martës, kur 4 adoleshentët sulmuan me thikë dhe doreza 15-vjecarin, K.Liçi, i cili mbeti i plagosur, ndërsa Fatjon Bici që hyri për të ndarë sherrin mbeti i vrarë me thikë në zemër.
Teuta Çela, drejtoreshë e shkollës ‘Drizë’ në Gramsh, shkollën ku mësonin të miturit që u përfshinë në sherr me M.Liçin dhe kushëririn e tij Fatjon Bicin, i cili mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë në zemër, thotë se është e shokuar nga ngjarja.
Në një intervistë për Report Tv, për gazetarin Ronaldo Gjoshin, drejtoresha tha se nxënësit ishin të nivelit mestar dhe se nuk ka pasur asnjëherë asnjë ankesë për to. Sipas saj ato nuk kanë qenë problematikë në shkollë.
‘Unë akoma nuk e besoj se ajo ngjarje ka ndodhur, ishte pas mësimit. E kam marrë vesh nga rrjetet sociale. Jam shumë e shokuar, nuk di se çfarë tu them. Jam nënë kam 2 fëmijë vet. Familjen nuk gjej fjalë që ta ngushëlloj. Akoma nuk më besohet. Kanë qenë nxënës jo problematikë. Asnjëherë nuk kanë sjellë probleme në shkollë, ishin nxënës të nivelit mesatar edhe me mësime. Nuk kam pasur asnjë anekse asgjë për to. Jam e shokuar nga ngjarja. Nuk e di! Nuk mundem. Nxënësit e mi nuk kanë qenë problematike, s’kam asnjë lloj ankesë asnjë lloj sinjali. Nuk e di mua s’më kanë sjellë kurrë shqetësime. Ishin nxënës të nivelit mesatar.’- tha drejtoresha.
Report Tv ka siguruar foton e 15-vjeçarit i cili u vra me thikë një ditë më parë në Gramsh, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa adoleshentëve të tjerë. Kushëriri i tij M.Liçi mbeti i plagosur. Të miturit e tjerë të moshës 14 dhe 15 vjeç janë arrestuar nga policia.
Policia ka arrestuar 4 të mitur të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin vranë me thikë Fation Bicin dhe plagosën kushëririn e tij M.Liçi, 15-vjeç.
Policia ka arrestuar Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.
Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen "Sporti 2", Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.
Shkolla 9-vjecare ‘Asllan Shahini’ ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e jetës së 15-vjeçarit Fatjon Bici, një ditë më parë në Gramsh.
Në reagim thuhet se janë të tronditur për ndarjen nga jeta të nxënësit të tyre, ndërsa shpjegojnë edhe dinamikën e ngjarjes. Shkolla 9-vjeçare thotë se Fatjoni u ndodh rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshatarët që po konfliktoheshin. Ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij.
Prekëse është detaje që ndan shkolla ku 15-vjeçari mësonte. Para se të largohej nga shkolla ai ishte interesuar për motrën e tij të vogël në klasën e 6 nëse ishte larguar për në shtëpi apo jo.
“Jemi thellësisht të tronditur, nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë, në të cilën humbi jetën Fationi, nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojën e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi.
Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij, nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize, konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale dhe konflikti kthehet në tragjedi... Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qenë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t'i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal. Fationi u nis sot drejt Parajsës... Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur! Të qoftë dheu i lehte, o engjëll”, shkruhet në reagim.
Ngushellime familjes! :( Jane fate...
PërgjigjuNgushellime familjes, te afermve dhe te njohurve te tjere, behuni te forte! E dhimbshme shume.
Përgjigju