Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, flet për Report Tv drejtoresha e shkollës ku mësonin autorët: Jam e shokuar! Nxënësit s’kanë qenë problematikë

17 Maj 2023, 14:08| Përditesimi: 17 Maj 2023, 14:14

  • Share

 

Teuta Çela, drejtoreshë e shkollës ‘Drizë’ në Gramsh, shkollën ku mësonin të miturit që u përfshinë në sherr me M.Liçin dhe kushëririn e tij Fatjon Bicin, i cili mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë në zemër, thotë se është e shokuar nga ngjarja.

Në një intervistë për Report Tv, për gazetarin Ronaldo Gjoshin, drejtoresha tha se nxënësit ishin të nivelit mestar dhe se nuk ka pasur asnjëherë asnjë ankesë për to. Sipas saj ato nuk kanë qenë problematikë në shkollë.

‘Unë akoma nuk e besoj se ajo ngjarje ka ndodhur, ishte pas mësimit. E kam marrë vesh nga rrjetet sociale. Jam shumë e shokuar, nuk di se çfarë tu them. Jam nënë kam 2 fëmijë vet. Familjen nuk gjej fjalë që ta ngushëlloj. Akoma nuk më besohet. Kanë qenë nxënës jo problematikë. Asnjëherë nuk kanë sjellë probleme në shkollë, ishin nxënës të nivelit mesatar edhe me mësime. Nuk kam pasur asnjë anekse asgjë për to. Jam e shokuar nga ngjarja. Nuk e di! Nuk mundem. Nxënësit e mi nuk kanë qenë problematike, s’kam asnjë lloj ankesë asnjë lloj sinjali. Nuk e di mua s’më kanë sjellë kurrë shqetësime. Ishin nxënës të nivelit mesatar.’- tha drejtoresha.


Lajmi kryesor:

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, qytetarët i japin lamtumirën Fatjon Bicit! Drejtoresha e shkollës: Mbeti i vrarë se hyri të ndajë sherrin! Autori s`njihej si problematik


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?