16 ditë i izoluar në Milano, Eduard Ndocaj tregon si po i kalon ditët në karantinë. Një dedikim edhe për bashkëshorten e tij infermiere

26 Mars 2020, 02:46| Përditesimi: 26 Mars 2020, 02:52

  • Share

I gjendur në Milano të Italisë gjatë kësaj tragjedie, ish deputeti Eduard Ndocaj në një lidhje live për “Repolitix” tregon mënyrën se si po i kalon këto momente të vështira. I mbyllur në shtëpi së bashku me familjen e tij.

“Janë momente shumë kritike. Ne jemi të gjithë të izoluar brenda dhe në të vërtetë është një tragjedi e paimagjinueshme, por po mbijetojmë me pak fjalë. Këtu të mbyllur brenda së bashku me familjen. Ka dy ditë që shifrat janë më të vogla, por gjithsesi ende i lartë numri i viktimave pasi vetëm në Lombardi janë rreth 550 vetë që kanë gjetur vdekjen nga kjo sëmundje”.

Ndocaj tregon se vijon të jetë i izoluar për 16 ditë rresht, ndërsa e vetmja që del nga shtëpia është bashkëshortja e tij infermiere. Teksa përgëzon bluzat e bardha për punën e tyre në këto momente të vështira, Ndocaj thotë se ndihet krenar për bashkëshorten e tij dhe iniciativën e saj për të punuar e përballur me virusin vdekjeprurës në vijat e para, në këto kohë të vështira.

“Kjo është dita e 16 që jemi izoluar. E vetmja që del është bashkëshortja sepse ajo punon infermiere në një spital këtu pranë. Ajo është shumë e rrezikuar. Në spitalin e saj ka patur disa viktima.

Unë dua t’i përgëzojë ata mjekë dhe infermierë për këtë që po bëjnë dhe ndihem krenar edhe për këtë pjesë të bashkëshortes.

Unë kam dalë 3 herë me kohë të shkurtër brenda këtyre 16 ditëve. Këtu një qytet që zjente nga trafiku, puna e ekonomia është kthyer në një shkretëtirë, në një gjendje të trishtueshme”, shprehet Ndocaj.


Lajmi kryesor:

Masat e qeverisë, Arben Malaj në 'Repolitix': Duhet njohur situata, 3 kolona që një program rimëkëmbje të funksionojë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?