Ditën e sotme është shënuar 16 vite nga hyrja e Shqipërisë në NATO. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka përkujtuar me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale përvjetorin e aleancës ushtarake. Ministri është shprehur në statusin e tij se Forcat e Armatosura Shqiptare kanë dashmuar vendosmërinë për një paqe të qëndrueshme.
Nga ana tjetër Vëngu thotë se ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida.
‘16 vite më parë, Shqipëria iu bashkua Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë! Rrugëtim i mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje të mëdha. Sot, Forcat tona të Armatosura kontribuojnë në misione të sigurisë dhe stabilitetit krah për krah aleatëve tanë, duke dëshmuar vendosmërinë e Shqipërisë për një mbrojtje kolektive dhe paqe të qëndrueshme. Krenarë për rolin tonë në Aleancë!’- shkruan Vëngu në stausin e tij.
Lajmi kryesor:
16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, kontribut në aleancë! Hasani: Forcojmë partneritetin me aleatët! Vëngu: Rrugëtim me sfida
H.K/SI.E./ReportTv.al