Një automjet i vjedhur është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në Vlorë, pas një ndjekjeje që zgjati rreth 30 minuta. Sipas informacioneve nga Report Tv në orën 20:30 në sallën operative erdhi denoncimi se një mjet i dyshuar po qarkullonte në qytet.
Menjëherë, policia rrugore u vu në ndjekje dhe arriti ta lokalizojë automjetin në afërsi të kryqëzimit të Lagjes "Kushtrimi".
Automjeti drejtohej nga një i mitur, ndërsa brenda mjetit ishin dhe katër persona të tjerë.
Pas ndalimit, të gjithë personat në makinë u shoqëruan në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme. Nga ana tjetër vijon hetimi për rrethanat e vjedhjes dhe përfshirjen e të rinjve në këtë ngjarje.
Komente
