Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Maliqi e Gjuzi...17 deputetët e opozitës që votuan kundër Anti-KÇK, kush abstenoi /Lista

6 Mars 2020, 13:58| Përditesimi: 6 Mars 2020, 14:19

  • Share

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë konfirmoi dhe miratoi dje me 89 vota pro aktin special normativ të qeverisë, për goditjen e njerëzve të krimit përmes bllokimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve të forta ekonomike.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se akti normativ anti-krimi iste fytyra e vërtetë e qeverisë.

Por, jo të gjithë deputetët e Kuvendit e kanë mbështetur nismën e përkohshme të qeverisë për goditjen e krimit.

Nga procesverbali i votimit i siguruar nga Shqiptarja.com, rezulton se 17 deputetë, të gjithë të opozitës, kanë votuar kundër paketës anti-krim.

Ata janë Fatjona Dhimitri, Korab Lita, Halit Valteri, Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, Majlinda Halilaj, Krenar Rryçi, Ralf Gjoni, Rudina Hajdari, Arlind Çarçani, Andi Permeti, Suzana Topi, Lefter Maliqi, Besnik Troplini, Artur Roshi, Kujtim Gjuzi  dhe Erion Piciri.

Tre deputetë, sipas procesverbalit të votimit, kanë abstenuar. Ata janë Gjetan Gjetani, i përjashtuar nga Partia Socialiste, si dhe deputetët Kostaq Papa dhe Enada Kapllani. 

Ndërkaq, kanë qenë të pranishëm në seancë dhe nuk kanë votuar deputetët Myslim Murrizi dhe Arben Elezi.

Tre deputetë të Partisë Socialiste nuk kanë qenë të pranishëm në seancë për t’u shprehur me votë për aktin normativ. Ata janë Senida Mesi, Fatmir Xhafaj dhe Lindita Nikola.

Në seancë nuk kanë marrë pjesë as deputetë Edlira Hyseni, Ligoraq Karamelo, Elda Hoti, Amra Barova, Ylli Shehu, Alban Zeneli, Nikolin Staka dhe Lefter Koka.

Qeveria e depozitoi aktin normativ në Kuvend në 3 shkurt të këtij vitit. Sipas nenit 101 të Kushtetutës, Kuvendi kishte vetëm 45 ditë afat për ta miratuar, në të kundërt akti normativ e humbiste fuqinë. 

Ndërkaq, në raportin që Komisioni i Ligjeve ka dërguar në seancë për votimin e nismës ligjore, thuhet se ky akt nuk cënon të drejtat dhe liritë e shtetasve, përkundrazi, qëllimi i këtij akti është një interes madhor publik, rendi dhe siguria publike. Sipas raportit, duke goditur korrupsionin, krimin e organizuar dhe veprat penale të rënda në bazën e tyre, që është paraja, kjo garanton suksesin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave të rënda penale. “Nuk mjaftojnë masat që kemi, prandaj është i nevojshëm ky akt dhe të gjitha bashkë shkojnë në mënyrë komplementare për një qëllim të vetëm, garantimin e suksesit të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit”, thuhet në raport.

Votuan kundër paketës anti-krim 

1.    Fatjona Dhimitri
2.    Korab Lita
3.    Halit Valteri
4.    Zef Shtjefni
5.    Adriatik Alimadhi
6.    Majlinda Halilaj
7.    Krenar Rryçi
8.    Ralf Gjoni
9.    Rudina Hajdari
10.    Arlind Çarçani 
11.    Andi Permeti
12.    Suzana Topi
13.    Lefter Maliqi
14.    Besnik Troplini
15.    Artur Roshi
16.    Kujtim Gjuzi 
17.    Erion Piciri

Abstenuan 

1.    Gjetan Gjetani
2.    Kostaq Papa 
3.    Enada Kapllani

Nuk votuan 

Myslim Murrizi
Arben Elezi

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 06/03/2020 19:02

    Qelbesira!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?