Politikë

Kosova 17- vite shtet, Spiropali: Jemi dy gjysma që presim anëtarësimin në BE, presim të vijojmë bashkëpunim me institucionet e reja që do krijohen

17 Shkurt, 10:33| Përditesimi: 17 Shkurt, 11:55

  • Share

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, ka uruar ditën e sotme në hapje të seancës së Kuvendit, 17- vjetorin e shpalljes së pavarisë së Kosovës.

Spiropali e konsideroi 17 shkurtin, ngjarjen më të madhe për Kosovën, Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Ajo u shpreh se pret që të vijohet bashkëpunimi me institucionet e reja që do të krijohen pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.

‘Sot është një ditë e madhe. Sot është një ditë historike, për Kosovën, Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Para se të fillojmë me rendin e ditës, sot, në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e cila ka hyrë në histori si Dita e Pavarësisë së Kosovës, ju ftoj që nga kjo sallë, ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, t’u përcjellim urimet vëllazërore me një duartrokitje popullit, Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.  Nën frymëzimin e Presidentit Ibrahim Rugova, qytetarët e Kosovës i rezistuan paqësisht dezintegrimit të egër të ish-Jugosllavisë dhe më pas, u përgjigjën edhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirënjohje pafund për gjithë martirët e asaj lufte, për gjithë ato jetë që u prenë në mes në këmbim të lirisë.Në këtë ndeshje të pashembullt, në krah të popullit të Kosovës dhe shqiptarëve të rajonit, ishte aleanca më e madhe politiko-ushtarake, e cila luftoi dhe fitoi betejën e parë antifashiste në Evropë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Kosova ishte në ato muaj dramatikë ndërgjegja e lënduar e qytetërimit perëndimor, që vendosi t’i përgjigjet me forcën e të drejtës, forcës së verbër të regjimit gjakatar të Beogradit.  Mirënjohje pafund për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe e BE-në, NATO-n dhe gjithë vendet e tjera mike që bashkëmundësuan lirinë e Kosovës.

Sot, Republika e Kosovës dhe Shqipëria janë dy gjysma të të njëjtës aspiratë, për t’u bërë së afërmi pjesë e Bashkimit Evropian. Janë dy flamuj, por një komb e një gjuhë. Ne, në Kuvendin e Shqipërisë mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin e paprerë, jetik e strategjik me institucionet e reja të Republikës së Kosovës që do të dalin nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke respektuar e nderuar shprehjen e lirë të vullnetit dhe votës së qytetarëve të Kosovës’, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?