Kosova & Rajoni
Bota

17-vjetori i Pavarsisë së Kosovës, Grenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i Thaçit në Hagë: Ai duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave

17 Shkurt, 12:18| Përditesimi: 17 Shkurt, 15:19

  • Share

Foto: Richard Grenell dhe Hashim Thaçi

Richard Grenell, i dërguar për misione të veçantë i presidentit amerikan Donald Trump, e ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë. 

Përmes një postimi të publikuar në X Grenell  shprehet se presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë - jo pas hekurave në Hagë. Grenell ka theksuar gjithashtu se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë.

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë - jo pas hekurave në Hagë", shkroi Grenell në X.

Më tej ai nënvizon se ky burgim duhet të marrë fund teksa ka vendosur me hashtag emrin e ish-kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith.

"Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t'i dhënë fund kësaj padrejtësie - për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund, #JackSmith", përfundon shkrimi i Grenell.


Lajmi kryesor:

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?