Elvana Gjata ka qenë këtë herë e ftuara e kryeministrit në podcastin që transmetohet çdo të shtunë, ku zbuloi se tashmë rendit 19 vite karrierë, e mbushur me ulje e ngritje, megjithatë ndihet krenare por dhe e fituar sepse ia ka dalë
“Kanë qenë 2 dekada në fakt të mbushura plot me emocione, sakrifica, luftë, ulje-ngritje, por ja që ja kam dalë dhe jam, në fakt, ndoshta se kam thënë asnjëherë këtë për veten, publikisht, por jam shumë krenare për veten, për gjithë punën që është bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe qëndroj sot përballë publikut. Ndihem fituar. Ka një gjë, menaxherit tim nuk i pëlqen të them që kam 19 vite karrierë se do që të dukem gjithmonë e re, por kjo është e vërteta që mu bënë shumë vite karrierë dhe punë.”
Çfarë do i thoje një vajze të vogël 15 vjeçe?
Elvana Gjata: Të mos kenë frikë nga asgjë e të guxojnë. Të mos kenë frikë të dështojnë. Të mos dëgjojnë asnjë njeri që paragjykon e që tenton të të hedhe poshtë, por të dëgjojnë vetëm atë që kanë brenda zemrës së tyre dhe të vazhdojnë përpara. Unë mendoj që është një gjë që nuk të hedh poshtë asnjëherë në jetë, ajo është puna. Të punojnë pa u ndalur sepse askush tjetër nuk do t’i mbajë lart siç i mban puna. Çdokush tjetër mund të të hedhë poshtë, vetëm puna nuk të hedh asnjëherë poshtë.
Lajmi kryesor:
Elvana Gjata në podcast me kryeministrin: Stadiumi kryevepër! Rama: Edhe për koncerte! Këngëtarja: Të rinjtë të mos kenë frikë nga paragjykimet
S.G//ReportTv.al