2 ditë nga arrestimi i Goros, qytetarët vijojnë përgatitjet për sezonin turistik! Banorët: Të gjendet një zgjidhje

25 Mars, 14:41| Përditesimi: 25 Mars, 14:51

  • Share

VLORË- Dy ditë pas arrestimit të kryetarit në detyrë Jorgo Goros, bashkia E Himarës ka vijuar punën normalisht dhe pse askush nuk është komanduar ende.

Ndërkohë që shumë biznese janë duke u bërë gati për sezonin turistik të paktë janë ata himarjotë që gjen në shëtitoren kryesore të saj.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili, intervistoi disa prej qytetarëve të cilët thonë se duhet që dikush të komandohet apo të ushtrojë detyrën pasi njerëzit kanë nevojë për të zgjidhur problemet e tyre.

‘Shumë keq është që ndodhin këto gjëra. Nuk është gjë e mirë që ndodhin ne duhet të ecim para jo të kthehemi mbrapa. Mirë është të interesohen për sezonin për të gjitha. Sa më mirë të shkojë, e shikoni ju ka ikur rinia. E shikon në Himarë s’ka njerëz.’- tha një qytetare.

‘Tani si të themi secili shikon familjen e vet. Tani këtë e sheh policia. Ne do shohim se cili do të vijë tjetër. Me këto që ndodhën duam të shikojmë si do të dalë puna cili do të jetë. E dinë ata që me rren me këtë punë. Sezoni do të jetë të ecë edhe me lart.’- u shpreh një qytetare.

‘Asgjë farë nuk krijohet. Si me kryetar si pa kryetar njëlloj jemi.’- tha një tjetër.

‘Himara pa kryetar bashkie ka qenë. Ky ishte kryetar i vetes së tij dhe atyre që e komandonin. Nuk të zgjidhte asnjë konflikt, sado ordiner të ishte.’- tha një qytetar.

‘Duam zgjedhje të shpejta të se duam si kryetar. Kam qenë komisionere të PS disa herë. Himarjotët janë të fisëm. Një çoban nga Vlora të vij unë jam e kënaqur. Himarjotët janë të fisëm, nga inati i Jorgos u votua Beleri.’- u shpreh një qytetar.

‘Belerin po e mbajnë 1 vit, kjo është një lojë e kryeministrit Edi Rama. Unë e kam pasur mik Edi Ramën, por më ka sulmuar në pronat e mia. Duan të marrin pasuritë që janë thesar. Jemi si kosherja pa mbretëreshë. Këtu kontrollohet nga mafia, dhe mafia janë oligarkët.’- tha një tjetër.

‘Të zbatohen procedurat siç janë. Po të ketë një drejtues të mirë nuk ka ngërç.  Në zgjedhje fatin e përfaqësojnë himarjotët.’- tha një qytetare.

GJKKO pritet të verifikojë nesër masën e arrestit në burg për Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Himarës ndërsa tashmë mbetet e paqartë se kush do të jetë në krye të pushtetit lokal atje. Ligji parashikon që një prej zv. kryetarëve të zgjidhet nga Këshilli ndërsa juristët sugjerojnë që një prej anëtarë të këshillit bashkiak të jetë kryetar në detyrë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?