Ksamil- Dy mjete lundruese, që lundronin pranë bregut tek 3 ishujt në Ksamil, njëra gomone dhe tjetra motoskaf plastik, janë gjobitur me 100 mijë lekë gjobë.
Sipas Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, nga verifikimet rezultoi se gomonia është në pronësi të personit me inicialet E. M., dhe tjetra motoskaf plastik në pronësi të R. L.
'Menjëherë pas publikimit të pamjeve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Port Sarandë janë nisur në drejtim të vendit të raportuar. Gjatë kontrollit në terren, u bë e mundur konstatimi dhe verifikimi i dy mjeteve lundruese që ndodheshin në atë zonë, e cila rezulton pa kufizime të përcaktuara. Për të dyja mjetet u mor masë administrative në vlerën 100 000 lekë secili, pasi pronarët e tyre nuk dispononin dokumentacionin përkatës për të ushtruar aktivitetin si operator turistik në det. Gjithashtu, u bë bllokimi administrativ i mjeteve në SPK Port Sarandë', thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.
Mjeti lundrues dhe gjoba prej 100 mijë lekësh
Komente
