2 të zhdukurit

Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, autoritetet shqiptare u kërkojnë homologëve në Kosovë qen të stërvitur për gjetjen e kufomave

5 Maj 2023, 21:57| Përditesimi: 5 Maj 2023, 22:06

  • Share

SARANDË- Pas premtimin që u dha kryepolici Muhamet Rrumbullaku familjarëve të Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në takimin që patën në Tiranë, Policia e Shtetit ka kërkuar nga homologët e Kosovës qenë të specializuar për kërkimin e kufomave të 2 personave të zhdukur në Sarandë. Lajmi është konfirmuar nga burime për gazetarin e Report Tv, Limos Didani. Familjarët janë të mendimit se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe dyshojnë se varrosur. Kërkimet janë përqendruar në 4 fshatra, Vrinë, Shëndelli, Mursi dhe në fshatin Xarrë në Sarandë.

Pistat e hetimit për dy të zhdukurit
Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Familjarët dyshojnë mund t’i kenë rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur.

Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

 Kush janë të zhdukurit?
1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tirona: 06/05/2023 15:16

    Për të ardh keq ku ka përfundu shqipnia. As qen policie ska mo. Ene qent po ikin nga ai vend

    Përgjigju
  • polici: 06/05/2023 06:30

    qente e shkolles te qenve ne tirane trajnoini per kufomat..o idiote....cdo qytet duhet te kwte tw pakten 4 qen te tille....

    Përgjigju
  • Turi: 05/05/2023 22:52

    Kerkojne qen ne Kosove se ky vend eshte shuar ska asgje

    Përgjigju
    • Dumbo: 06/05/2023 16:27

      Dhe qente jane te ngordhur ne shqiperi se hane ushqim te skadum ne kosove i mbajn mire dhe qente pale njerzit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?