Edhe pse këto ditë ka patur rënie të temperaturave përsëri nuk mungojnë vatrat e zjarrit edhe në Fier. Mbi 50 fermerë janë prekur në fshatin Shtyllas nga zjarri i rënë ditën e sotme ku çdo familje numëron mbi 100 rrënje ullinj të përfshirë nga flakët. Banorët shprehen se zjarri erdhi nga Levani dhe dyshohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës. Fermerët shprehen se terreni i vështirë dhe zjarrfikësit punuan në kushte të vështira. Ishin 3 zjarrefikëse të Fierit ,Patos e Roskovecit. Kanë qenë edhe vetë banorët që kanë punuar me mjete pune që të fikin zjarrin. Zjarri ka shkaktuar dëme shumë të mëdha ekonomike.
Lajmi kryesor:
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në Zvërnec të Vlorës, flakët i afrohen banesave! Zjarr i qëllimshëm edhe në Nartë, shuhet nga forcat zjarrfikëse
//ReportTv.al