Report Tv ka publikuar pamje të rënda nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit janë shënuar 2 viktima ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë në spital.
Videoja pas aksidentit, ka filmuar trupat e 2 prej personave që ndodheshin në automjet, ku njëri shihet i shtrirë në tokë, kurse tjetri i bllokuar në makinë.
Nga ky aksident fatal dje ka vdekur në vend 18 vjeçari Ermir Tare ndërsa në spital ka ndërruar jetë sot në mëngjes 20 vjeçari Fiori Duraj. Të plagosurit Rei Leskaj, Q.Dori dhe Klejdi Dori, ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.
Shoferi i arrestuar Andrea Karaj, i cili i ka përplasur, sipas policisë ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
“•Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thotë policia.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:30, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Një mjet tip “Benz” me drejtues 40 vjeçarin Andrea Karaj është përplasur me mjetin tip “Benz”. Në aksident është përfshirë gjithashtu edhe një makinë tjetër, pasi është marra para nga dy mjetet që u përplasën mes tyre. Automjeti me të cilin udhëtonin 5 të rinj u shkatërrua i gjithi si pasojë e përplasjes së fortë. Në vendin e ngjarje shkuan 4 autoambulanca, 3 nga Vlora dhe një nga Fieri.
Report Tv ka publikuar pamje të rënda nga aksidenti fatal i ndodhur dje në autostradën Fier Vlorë, ku janë shënuar 2 viktima në moshë të re dhe 3 të plagosur rëndë. Siç shihet dhe nga pamjet një nga të rinjtë është i shtrirë në tokë ndërsa tjetri i bllokuar në makinë.