Adem Demaçi

Politikë

2 vite pa Adem Demaçin, Ruçi: Çdo vend do të ndihej krenar me një hero të tillë

26 Korrik 2020, 12:29| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 14:09

  • Share

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në përkujtimin e dyvjetorit të ndarjes nga jeta të Adem Demaçit e cilëson si “një ndër krijuesit dhe borizanët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”. “Sot mbushen dy vjet pa patriotin,  dijetarin, oratorin, luftëtarin dhe kalorësin e paqes, Adem Demaçi. Adem Demaçi është ndër krijuesit dhe borizanët e  lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai i shërbeu Kosovës dhe kombit shqiptar me  vizionin largpamës dhe energjitë që nuk i shteruan kurrë; me sakrificat e pashembullta për çlirimin dhe progresin; me mësimet e vyera për të ndërtuar shtetin e ri, demokracinë dhe paqen; me kontributin e shquar kulturën dhe qytetërimin shqiptar; me thjeshtësinë dhe madhështinë prej çlirimtari; me dhimbjen njerëzore për të gjithë. Çdo komb, çdo popull, çdo vend do të ndihej krenar me një luftëtar, krijues dhe hero si Adem Demaçi.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?