Kronikë

2 vite pas tërmetit, përfundojnë 619 apartamente në Lezhë dhe Kurbin! Për banesat individuale procesi i rindërtimit po ecën me ritme të ngadalta

26 Nëntor 2021, 11:31| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 11:36

  • Share

Lezha dhe Kurbini ishin ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të.Në Bashkinë Kurbin shkatërruan 35 pallate dhe 465 banesa individuale dhe një sërë objektesh të tjera shtetëtore, ndërsa në Lezhë u bënë të pabanueshëm 10 pallate dhe 216 banesa individuale.

Dy vite pas tërmetit proçesi i rindërtimit po vijon të të dyja këto njesi vendore dhe deri tani ka përfunduar ndërtimi i 524 apartamenteve në Kurbin dhe 95 të tjerave në Lezhë. Ndërsa përsa i përket banesave individuale procesi i rindërtimit po ecën me ritme të ngadalta dhe sipas zyrtareve të bashkive vonesat janë krijuar për shkak të mangësive të dokumentacion.


Lajmi kryesor:

Sot dy vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Rama: Tragjeditë na sprovuan, jemi ngritur më të fortë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?