Kjo e premte shënon 2 vjetorin e tërmetit tragjik, që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën.
Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës, ndërkohë që ende sot banorët nuk janë sistemuar nëpër banesa.
Kryeministri i vendit Edi Rama, duke përkujtuar viktimat e kësaj fatkeqësie marramendëse siç e quan ai, shkruan se sot jemi ngritur më të fortë, kjo pasi shumë familje janë më mirë se sa përpara goditjes nga tërmeti. Po ashtu, kryeministri shton se mbetet mirënjohës për të gjithë ato shtete që u solidarizuan me të goditurit nga fatkeqësia, dhe premton se do të vijojnë të punojnë për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë.
Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë 9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten. Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.
Gjithashtu tërmeti solli edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare.
Sot kur kanë kaluar 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Skënder Brataj ka kujtuar momentet e para të tmerri, në telefonatat e mbërritura në Urgjencë ku kërkonin ndihmë, përjetimet e mjekëve si edhe ka publikuar edhe videon nga shpëtimi i një prej qytetarëve që kishte mbetur në rrënoja.
Shkrimi i plotë
Kjo pjesë filmike tregon momentet e shpëtimit të jetës tënde Ram! Kudo që të jesh në këtë moment të uroj gjithë të mirat e botës! Je i vetmi që shpëtove nga katër katëshi dhe dita e mallkuar e 26 Nëntorit 2019 te këneta në Durrës, pas 12 orësh nën rrënoja! Por jeta vazhdon dhe ti duhet të jetosh, duhet të ecësh me forcën që tregove 12 orë i bllokuar në rrënoja, duhet të jetosh sepse jeta triumfon!
Ora 03:50 datë 26.11.2019. Tërmet!
Mjeku 127: Alo, doktor është shembur një pallat 10 katësh në Durrës!
Ora 03:55 datë 26.11.2019
Mjeku 127: Alo, doktor janë shembur 4 pallate në Thumanë!
Ora 03:58 datë 26.11.2019
Ministria: Skender si është gjendja?
Çfarë të mendosh kur bie një pallat në Durrës? Minimumi që është të paktën me 10 kate, minimumi që janë 80-100 familje. Duke imagjinuar orën 03:50, sigurisht që numri i familjarëve është maksimal në banesë. Pra të paktën 350-400 persona! Po katër të tjerë në Thumanë 4 katësh? Këto ishin mendimet e mia ndërkohë që po shkoja drejt QKUM në rrugët e Tiranës të mbushura si asnjëher me makina dhe njerëz që vraponin. Ndërkohë krijimi i grupeve të Ëhatsapp-it dhe njoftimi telefonik i mjekëve, infermierëve dhe shoferëve ishte imediatë. Shumë prej tyre nuk pritën të thirreshin, por u paraqitën menjëher ose telefonuan pas tërmetit. Më ngohnin zemrën me fjalët e tyre, doktor po vij, doktor jam nisur, doktor njoftova këtë apo atë koleg! Më dhanë qetësinë dhe kthjellësinë mendore për të vepruar sa më shpejt. Ne duhej të ishim pranë njerëzve, ata nuk duhej të ishin vetëm në një tragjedi të tillë. Për disa minuta u organizuan 9 ekipe dhe u nisën 5 drejt Durrësit dhe 4 drejt Thumanës. Raportimet ishin tragjike, jetë të humbura, njerëz të plagosur dhe mbi të gjitha njerëz të bllokuar poshtë rrënojave! Aktivizimi i sallës së maksiemergjences lejtësoi punën pranë Njësisë së Koordinimit. Alertimi i të gjithë spitaleve për të thirrur menjëherë ekipet dhe organizimi i tyre vazhdonte njëkohësisht. Në orët e para lajme të ndryshme vinin nëpërmjet mediave dhe pamje nga më dramatiket. Ne kishim një informacion të menjëhershëm, sepse në çdo godinë të rrënuar kishim ekipet tona që raportonin dhe ne i përcillnim ministrisë informacionin menjëherë. Kur pashë pamjet e kënetës në Durrës, dhe ndërkohë që Njësia ishte në koordinim të plotë me mjekët dhe infermierët të orientuar më së miri, mendova të shkoja atje për të parë nga afër çfarë po bëhej dhe si mund të ndihmoja. Filluam punën dhe mbas 7-8 orësh gërmimi me çdo mjet, por sidomos me duar, sepse çdo lëvizje rrëzonte pluhur dhe inerte që rrezikonin jetën e tij. Ai tynel i vogël drite i krijuar me duar sidomos nga personi i futur brenda(kujtoj vetëm emrin, Kalem) që duket në këto imaxhe dhe afrimi i djaloshit drejt daljes, mu duk njësoj sikur po prisja një lindje të re, gjë e cila më ka ndodhur disa herë në eksperiencën time si mjek, në banesë dhe në ambulancë! Nuk përshkruhet emocioni, kënaqësia, dhe entusiazmi i atyre njerëzve që punonin bashkë me mua, kur arritëm të nxirnim atë djaosh nga rrënojat, të mernim nga duart e vdekjes jetën e tij! Po ashtu më raportonin se edhe sitet e tjera po nxirnin persona të gjallë nga rrënojat!
Koha ikën kaq shpejt sa datat na kujtojnë eventet që kemi përjetuar. Tragjeditë na mësojnë të jemi të gatshëm për çdo të pa pritur, është e pa falshme të mos jemi pranë tyre.
Jeta gjithmonë triumfon!
Ambasada Amerikane në Tiranë në kujtim të tërmetit shkatërrimtar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke nderuar qëndresën e shqiptarëve para kësaj fatkeqësie natyrore duke theksuar se se do të jenë pranë Shqipërisë.
"Dy vite më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur tërmeti më shkatërrimtar në 40 vite goditi Shqipërinë. Ne kujtojmë 51 viktimat. Ne nderojmë qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. Shtetet e Bashkuara ishin krenarë të qëndronin me miqtë shqiptarë për të ndihmuar, atë ditë dhe në vazhdim. Ne do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë", shkruhet në njoftim.
Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Durrës ku pasi vizitoi familjen Kujtim e Nexhmije Shkalla, që jeton ende në banesën e rrënuar, përcolli një mesazh për të gjithë ata që humbën familjarët e të dashurit e tyre, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Biseda e plotë
Lulzim Basha: Si je?
Nexhmije Shkalla: Mirë se na erdhët!
Lulzim Basha: Mirë se të gjej!
Nexhmije Shkalla: Mirë se na erdhe!
Lulzim Basha: Mirë se të gjej!
Nexhmije Shkalla: Ju lumshin këmbët!
Lulzim Basha: Faleminderit! Si ke qenë këto kohë, sa kohë u bë kështu?
Nexhmije Shkalla: Që dy vite .
Lulzim Basha: Ça ndodhi që nuk ju sollën ndihmë?
Nexhmije Shkalla: Nuk e di, unë shkova aplikova atje dhe erdhën, unë s’kam qëlluar në shtëpi fare. Se çfarë kanë shkruajtur ka qenë vetëm ky.
Lulzim Basha: Në shtëpi ka qenë vetëm Kujtimi?
Nexhmije Shkalla: Ky nuk di më thënë as emrin, asnjë gjë.
Lulzim Basha: Tërmeti kishte dëmtuar shtëpinë ndërkohë.
Nexhmije: U dërrmua komplet. Shkova në Fier, ndejta në Fier. Biles i kam bërë vjet, jam futur deri këtu ca riparime. Është e kotë, kur të hy sëmundja të hy.
Lulzim Basha: Po këta as nuk iu pyetën fare?
Nexhmije Shkalla: Absolutisht! Nuk e kuptoj as vet.
Lulzim Basha: Keni bërë ankesa?
Nexhmije Shkalla: Ankesa po, po të përcjellin me një fjalë.
Lulzim Basha: Kujtim më bëhet qejfi që të pash!
Kujtim Shkalla: Rrofsh!
Lulzim Basha: Të jesh i fortë! Kemi ardhur sot tek ju se është një familje simbolike për sa i përket harresës dhe braktisjes 2 vjet pas tragjedisë të 26 nëntorit. Dua dhe një herë nga zemra në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike, deputetëve tanë, të gjithë demokratëve t'u ofroj ngushëllimet më të ndjera, bashkë me urimin që zoti të ju japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe në humbjen e të afërmve të tyre.
Jemi të vetëdijshëm po kështu që ka kaluar 2 vjet dhe kjo plage nuk është lehtësuar, por është bërë dhe më e rëndë nga braktisja. Sepse kjo është koha për të kujtuar sesi 2 vjet më parë dhe 2 vjet në vazhdim njerëzit u braktisën, u lanë në mëshirë të fatit. Një pjesë e madhe prej tyre sot janë akoma në çadra, kanë kaluar dimrin e dytë në çadra, po hyjnë në dimrin e tretë në çadra. Për të kujtuar sesi ndonëse fatkeqësia nuk i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë, qeveria i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë. Dhe se si shumë banorë të Durrësit, të Fushë Krujës, të Thumanës, të Kurbinit vazhdojnë dhe sot e kësaj dite të paguajnë indiferencën e qeverisë e cila i ka varfëruar, i ka futur në borxh dhe i ka shkatërruar edhe një jetë që nuk ishte normale dhe para tërmetit.
Një qeveri sadopak e përgjegjshme sot nuk do të mburrej me ndihmën bujare të donatorëve, të cilëve duhet t'u shpreh mirënjohjen në këtë 2 vjetor të 26 nëntorit, por do të kishte anuluar çdo shpenzim tjetër në veçanti shpenzimet e luksit dhe shpenzimet e koncesioneve të panumërta e të PPP-ve për tu ardhur në ndihmë atyre që janë më shumë në nevojë. Mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti e në veçanti atyre që kanë mbetur pa strehë e që janë në kushte të mjera ekonomike apo në rrethana të rënduara shëndetësore siç është dhe rasti juaj zonja Nexhmie me bashkëshortin, me Kujtimin në një gjendje të sëmurë dhe të paralizuar prej më shumë se 2 vjetësh.
Ndaj ky është momenti që të rinovoj dhe një herë zotimin tim dhe të demokratëve shqiptarë për të sjellë një orë e më parë një ndryshim në Shqipëri sepse të gjitha këto çfarë kanë ndodhur dhe që kanë qenë jashtë kontrollit dhe janë jashtë kontrollit të njeriut janë vetëm gjysma e tragjedisë. Gjysma tjetër e tragjedisë e cila nuk ka zgjatur për disa minuta siç zgjati tërmeti, por ka zgjatur për 2 vite me radhë është njerëzore ose më mirë të themi është ç’njerëzore dhe është harresa është braktisja. Është shpërdorimi kriminal i pushtetit dhe i fondeve të pushtetit që të gjithë e pamë se kishte një qëllim. Të ju mbanin të lidhur pas vetes dhe të ju përdornin si mish për top në masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Ndaj sot dhe një herë dua të ju ofroj të gjithë atyre që humbën njerëzit e tyre më të dashur, lutjet e mia, të familjes sime, të gjithë bashkëpunëtorëve dhe miqve të mi që shpirti tyre të prehet në paqe, që zoti të ua lehtësoj sado pak dhembjen, ndërkohë që çdokujt tjetër që vazhdon të vuaj pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të para 2 viteve dua tu them që tashmë përgjegjës nuk është natyra, por është papërgjegjshmëria njerëzore.
Është papërgjegjshmëria politike. Është papërgjegjshmëria e keqqeverisjes që kemi mbi kokë. Le të jetë kjo një ditë falënderimi për çdo shqiptarë që iu gjend pranë vëllezërve dhe motrave të tyre, por dhe për të tjerët që na u gjendën pranë që nga vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo. Por dhe për miqtë tanë tradicional, për taksapaguesit evropiane dhe amerikanë, organizatat ndërkombëtare që na u gjendën pranë. Por le të jetë kjo një ditë reflektimi dhe zotimi që kurrë më asnjë situatë e tillë mos të na gjejë të papërgatitur dhe me kushtet e një qeverie që kujdeset për shfaqjen dhe jo për njerëzit. Unë jam sot këtu për tu zotuar që familja jonë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur ta çojë deri në fund kauzën e dëmshpërblimit të drejtë për të gjithë dëmet materiale që kanë pësuar mijëra familje nga tërmeti si dhe për të vënë para përgjegjësisë ata njërëz të cilët u rëndojnë jetët e banorëve të 2 pallateve në Thumanë. Të shohin ditën e tyre para ligjit. Natyrisht ky nuk është një shpagim I mjaftueshëm për vuajtjet tuaja, por është një domosdoshmëri në mënyrë që çdo pushtet në të ardhmen ta ketë të qartë që e ka jo vetëm detyrë humane ti shërbejë njerëzve në nevojë por dhe do të ndëshkohet nëse nuk e bën këtë.
Kështu që sot jam këtu pranë jush, jo vetëm për të ju parë dhe për të ju shpreh mbështetjen time personale por dhe për tu zotuar para jush, para të gjithë banorëve të Durrësit të prekur nga tërmeti, para të gjithë banorëve shqiptarë të prekur nga tërmeti se ashtu siç ju kemi qëndruar pranë a ditë dhe natë ato orë dhe ditë të tmerrshme kur ndërkohë kërkonim akoma me shpresë nën rrënoja për të mbijetuarit. Ashtu siç kemi vazhduar të qëndrojmë pranë jush dhe pranë halleve tuaja pa ndarë dhe pa asnjë kalkulim politik apo paraelektoral, ashtu do vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush derisa çdo problem I shkaktuar jo thjeshtë nga tërmeti por I rënduar nga keqeverisja dhe neglizhenca e tyre të marrë rrugë.
Uroj të takohemi së shpejti e uroj të takohemi në një moment më të mirë për ju, për të gjithë familjet e goditura nga tërmeti, për Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë.
Qytetarja: Faleminderit të gjithëve. Ju uroj shëndet e të mira. Zoti ju bekoftë.
Lulzim Basha: Faleminderit. Bashkë me ju
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka përkujtuar 2-vjetorin e një nga ngjarjeve më tronditëse që kanë ndodhur në Shqipëri vitet e fundit, tërmeti i 26 nëntorit.
Ajo shkruan përmes rrjetit të saj social se kjo ngjarje kumbuese në zemrat e çdo shqiptari anë e mbanë botës, nuk ka qenë mësim i mjaftueshëm, që Shqipëria të ishte sot më e përgatitur ndaj katastrofave natyrore.
Kryemadhi shprehet se në përvjetorin e 26 Nëntorit si ditë e zisë kombëtare, pesha e madhe e përgjegjësisë rëndon mbi institucionet, mbi qeverinë shqiptare, për të marrë çdo masë që në të ardhmen të kemi sa më pak dëme në jetën, shëndetin dhe pronën e çdo qytetari.
Lezha dhe Kurbini ishin ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të.Në Bashkinë Kurbin shkatërruan 35 pallate dhe 465 banesa individuale dhe një sërë objektesh të tjera shtetëtore, ndërsa në Lezhë u bënë të pabanueshëm 10 pallate dhe 216 banesa individuale.
Dy vite pas tërmetit proçesi i rindërtimit po vijon të të dyja këto njesi vendore dhe deri tani ka përfunduar ndërtimi i 524 apartamenteve në Kurbin dhe 95 të tjerave në Lezhë. Ndërsa përsa i përket banesave individuale procesi i rindërtimit po ecën me ritme të ngadalta dhe sipas zyrtareve të bashkive vonesat janë krijuar për shkak të mangësive të dokumentacion.
Në përvjetorin e dytë të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar një mesazh përkujtimor për viktimat e asaj tragjedie, si dhe ka vënë në dukje punën e madhe që është bërë që nga ajo ditë për ndërtimin e shkollave.
“Ja ku jemi sot pas dy vitesh dhe sa shkolla të reja me standarde evropiane janë ndërtuar me Programin e madh të Rindërtimit, që as nuk i kishim ëndërruar më parë. Kemi ende shumë punë përpara, prandaj nuk do të ndalemi, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e Shqipërisë!” nënvizon ministrja.
Ajo shpreh mirënjohjen për të gjithë miqtë që ndihmuan Shqipërinë në ato ditë të vështira dhe kontribuuan për tejkalimin e atyre ditëve
Sot data 26 nëntor shënon 2 vite nga tërmeti tragjik ku humbën jetën 51 persona. Në dy vite në vend ka vijuar procesi i rindërtimit të banesave dhe pallateve të shkatërruar nga tërmeti. Në Durrës, qyteti më i prekur nga tërmeti në bilancin e rindërtimit në këtë dy vjetor të tërmetit ka rindërtuar 214 banesa individuale dhe janë riparuar 405 pallate.
Gjithashtu 5270 familje prej dy vitesh po trajtohen me bonus qiraje, ku qeveria vetëm për Durrësit ka lëvruar 1.600.543.800 lekë për bonus qiraje
Në lidhje me rindërtimin e godinave arsimore deri tani kanë përfunduar 14 nga 31 godina që janë në proces rindërtimin.
Rindërtimi vijon ende në Durrës, ku në proces janë:
-103 pallate - janë zgjedhur studiot projektuese
-43 pallate - është kërkuar fond për të vijuar procedurat e prokurorimit publik
-190- banesa individuale janë miratuar për demolim
-11 pallate - në proces ndërtimi/ përforcimi
Gjithashtu në Durrës janë përcaktuar edhe 4 zona të ndërtesave kolektive ku do të rindërtohen 42 pallate. Zonat janë përkatësisht në Durrës, ku pritet të rindërtohen 22 pallate, në Sukth do rindërtohen 10 pallate, në Manëz 8 pallate dhe në Katund i ri 3 pallate.
Kanë kaluar dy vjet nga tërmeti që “shkundi” vendin tonë dhe mori jetën e 51 personave, që po flinin paqësisht kur shtëpia iu shemb bashkë me ëndrrat dhe çdo frymëmarrje.
Thonë se dhimbjen e shëron koha, por Shqipëria i ka ende plagët e freskëta nga tragjedia e 26 nëntorit.
Dy vjet larg tërmetit fatal, kujtojmë përmes fotografive dhimbjen e shkruar në sytë e familjarëve që humbën të dashuritë dhe rrënojat që kanë mbuluar gjithçka përveç shpresës! Sepse pas dy vitesh, megjithëse nuk harrojmë, kemi shndërruar dhimbjen në forcë!
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar tërmetin tragjjik të 26 nëntorit të vitit 2019, ku humbën jetën 51 qytetarë e mijëra mbetën të plagosur. Kreu i qeverisë, duke e cilësuar si një nga fatkeqësitë më të mëdha të vendit, shkruan se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu marrim frymë të lehtësuar. Rama thotë se shumë banorë sot janë më mirë se para goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit. Po ashtu, kryeministri shton se mbetet mirënjohës për të gjithë ato shtete që u solidarizuan me të goditurit nga fatkeqësia, dhe premton se do të vijojnë të punojnë për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë. Përkujtimin për tërmetin tragjik, kryeministri Rama e ka shoqëruar edhe me disa foto nga momentet pas tërmetit.
‘Mirëmëngjes! Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj. Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur.’- shkruan Rama.
O mister pd Po pse ore cdo beje ti se me fjale behet mrekullia me pun pas 2 vjetesh nrm qe do beheshin duhet koha e caktuar per te bere edhe nje tulle Jo me pallate... Pastaj ju jeni neveri si keta qe e nderruan si ju ne sterilitetin tuaj si edhe presidenca...
PërgjigjuSa na kanë ndihmuar atë dite vellezerit Nga Kosova kurre sdo jua harrojme nderen dhe gadishmerine! Një bashkim dhe një lidhje kishte kudo mes shqiptareve , urojme ta zhvillojme vendin tone shqipëria - Kosova , Gjakova dhe kudo! Një solidaritet Ishte data e terrmetit kur u kuptua se shqipëria eshte e bekuar nga Zoti !
Përgjigju