Kronikë

Dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministrja e Arsimit: Kujtesa jonë është e freskët nga pamjet e trishtueshme! Do të punojmë pa u ndalur për shkolla të reja

26 Nëntor 2021, 09:47| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 09:48

  • Share

Në përvjetorin e dytë të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar një mesazh përkujtimor për viktimat e asaj tragjedie, si dhe ka vënë në dukje punën e madhe që është bërë që nga ajo ditë për ndërtimin e shkollave.

“Ja ku jemi sot pas dy vitesh dhe sa shkolla të reja me standarde evropiane janë ndërtuar me Programin e madh të Rindërtimit, që as nuk i kishim ëndërruar më parë. Kemi ende shumë punë përpara, prandaj nuk do të ndalemi, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e Shqipërisë!”  nënvizon ministrja.

Ajo shpreh mirënjohjen për të gjithë miqtë që ndihmuan Shqipërinë në ato ditë të vështira dhe kontribuuan për tejkalimin e atyre ditëve

 


Lajmi kryesor:

Sot dy vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Rama: Tragjeditë na sprovuan, jemi ngritur më të fortë


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?