Foto nga dhuna në selinë e PD

2 vjet nga dhuna në selinë e PD, Flutura Açka: Turpi ynë i ngrënë me bukë, SPAK të hetojë! Mbështetësit e Berishës të kërkojnë ndjesë

8 Janar, 12:11| Përditesimi: 8 Janar, 12:28

  • Share

Si sot dy vjet më parë, grupimi i foltores mësyu në selinë e Partisë Demokratike për të marrë në dorëzim dhunshëm godinën.

Të drejtuar nga Sali Berisha tani në arrest shtëpie, mbështetësit e tij hynë me dhunë në seli duke shkatërruar gjithçka, pavarësisht se grupimi i Lulzim Bashës kishte marrë masa duke blinduar dyer e dritare.

Lidhur me këtë përvjetor, deputetja demokrate Flutura Açka shkruan se 8 janari është ditë turpi dhe duhen bërë hetime nga SPAK.

E pozicionuar krah Bashës dhe kundër Berishës Açka thotë mbështetësit e Berishës minimalisht duhet të kërkojnë ndjesë, ndërsa SPAK duhet të bëjë punën e tij për të vënë para përgjegjësisë autorët.

“Në fakt 8 janari ynë është bërë për SPAK, sepse: Nuk ka asnjë ndjesë në dy vjet. Por kam tri pyetje:

- Ku është fatura e 1700 hunjve ndaj demokratëve?

- Ku është fatura e pagesës së keqbërësve me pagesë, të njëjtët që morën pjesë më 21 janar në anën e PS dhe sa herë në anët ku kërkohen si mercenarë, specialistët e levave dhe kokadashëve?

- Ku është fatura për median që i kushtoi disa emisione shpërthimit të dyerve të blinduara (ftesë për dhunë të hapur), duke ftuar specialistë të fushës së shpërthimeve e levave kokës?

8 janari është TURPI ynë i ngrënë me bukë! Dhe prapë, specialistët e tymit, flakës, dhunës flasin për demokraci. Nuk ishte vetëm 8 janari, por edhe ajo çfarë e pasoi 8 janarin, nga e cila zor se do të shërohemi lehtë. Duhet humanizëm, dhe politika shqiptare nuk e njeh këtë fjalë, të paktën aq sa kam mundur ta njoh unë.

Kjo është arsyeja pse kam zgjedhur anën e më humanes së mundshme në lebetinë tonë, me të cilën duket se jemi mësuar tashmë. Të paktën, kërkoni ndjesë! Kush ka për të kërkuar”, shkruan Açka.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?