Dhuna në selinë e PD më 8 janar dhe Ervin Salianji me shkop në dorë

Kur çeta e Berishës, sulmonte godinën e SHQUP (dhe Salianji i sfidonte me shkop në dorë)

8 Janar, 10:58| Përditesimi: 8 Janar, 12:13

  • Share

Sot më 8 janar, shënohen 2 vite nga sulmi i dhunshëm i Sali Berishës dhe ‘Foltores’ ndaj selisë së Partisë Demokratike.  8 janari ka shënuar një nga momentet më të pazakonta në historinë e politikës shqiptare, kur militantët e Berishës, iu turrën selisë së vet, për të nxjerrë me forcë pjesën tjetër të partisë që ndodhej brenda, kryetari i PD, Lulzim Basha bashkë me deputetët dhe anëtarë të tjerë.

Kujtojmë që brenda ishin shumë prej deputetëve që sot rreshtohen krah Berishës, nga Gaz Bardhi tek Ervin Salianji, të cilët për pak mund të humbnin edhe jetën brenda ambienteve të SHQUP, nëse nuk do të ndërhynte policia. Vetë Salianji iu doli me shkop në dorë.

Sali Berisha vendosi të sulmojë me shkallë zjarrfikësesh, hunj, gurë e gjithfarë i erdhi për dore, selinë e partisë që drejtoi për 22 vjet. Për disa orë, levat e hekurit, qysitë, metalprerësit, shkallët dhe shkopinjtë u vunë në punë për të hapur dyert që ishin blinduar me urdhër të Lulzim Bashës, ndërkohë që në disa momente u kryen edhe përleshje fizike mes dy palëve.

Dhëndri Jamarbër Malltezi ndërkohë, që në këto raste bën kameramanin, i filmonte.

Që prej asaj kohe tashmë kanë rrjedhur shumë ujëra dhe Berisha arriti ta marrë selinë e SHQUP, por Gjykata e Posaçme e ka izoluar brenda katër mureve të banesës, ndërsa është nën hetim për çështjen ‘Partizani’.

Tashmë besnikëve të paktë të Berishës u ka mbetur veç selia, pasi njerëzit sa vijnë dhe iu pakësohen.

 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fonderia: 08/01/2024 13:24

    Ky grup politik duhet te shkrihet nuk ofron asnje lloj sherbimi qoft demokratik qoft qytetar dhe nuk eshte ne ritmin e kohes pra koha politike do ti nxjerr jashte loje ka ardh koha per grupe politike antiemigracion, mbrotje klime , demokristian apo grupe moderne te liberal te qendres , me pak fjale sikurse dolen ne vitet nentedhjete shume parti nga loja edhe ky grup ka dale jashte loje politike moderne dhe me fryte kombetare , ndaj ne shqiperi vendin e ilireve ka treg per politike por per ide dhe grupime te reja me lista te hapura populli te nxjerr bajat pra te nxjerr jashte loje nese je politike e ngordhur pa vizion apo thjesht qe i ka kaluar afati, pra e mire per kohen qe kaloj por kur skadon afati vjen koha per grupe te reja poltike! Besoj keto lloj opozitash votuesi dhe koha i shkrin dhe mbeten m vetem deshmi muzeale te kohrave te vjetra , evulon njeriu por dhe politika tani ka nevoje per politika energjie rinovueshme poltike modernizimi dhe figura te tjera vizionare jashte orbites se vjeter qe ka dale me vite jasht lojes politike nderkombetare dhe logjistike !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?