Kronikë

20 kg drogë, mijëra fara kanabisi dhe armë zjarri, 4 të arrestuar në Shkodër, 1 në kërkim! Momenti kur arrestohen nga 'Shqiponjat'

21 Prill 2021, 10:08| Përditesimi: 21 Prill 2021, 10:26

  • Share

4 persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se akuzohen për drogë dhe armë mbajtje pa leje. Janë arrestuar Artan Marku 29 vjeç , Gëzim Sufaj 45 vjeç, Drilon Halilhakaj 21 vjeç dhe Dodë Frroku 55 vjeç.

Sipas policisë po ashtu është shpallur në kërkim Arjan Gjergji.

Ndërkaq janë sekuestruar 20 kg lëndë kanabis, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 telefona. Të arrestuarit kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur, në kërkim Dodë Frroku.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtës pa leje. 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Perash”. 

Gjatë operacionit është goditur një rast i tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. 

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.     

Sekuestrohen 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bënë të mundur finalizimin e operacionit  policor të koduar “Perash”. 

Si rezultat e këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër,

G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,

D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër , 

D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se shtetasit A. M., G. S.,  D. H., në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 

20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe  3 aparate celular.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?