Porti i Vlorës

'2000 vizitorë mesatarisht në portin e Vlorës së fundmi', Rama poston fotot me radhë të gjata automjetesh

13 Gusht 2022, 15:15| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 15:18

  • Share

2000 vizitorë hyjnë se fundmi mesatarisht në Portin e Vlorës. Kështu shkroi kryeministri Edi Rama në Facebook, për të thënë se Shqipëria ka shumë vizitorë gjatë kësaj vere.

Krahas postimit, Rama bashkëngjiti disa fotografi nga porti i Vlorës, ku duken radhë  të gjata makinash.

“Mbi 2000 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, hyjnë së fundmi mesatarisht në Portin e Vlorës”, shkroi Rama.

Kujtojmë se në bazë të dhënave të raportuara nga INSTAT, në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë qytetarë, shtetas shqiptarë ose të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.

 

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 13/08/2022 16:36

    Faleminderit zoti Rama per lajmin, po e dini sa ore kane ndenjur ne pritje per te dal nga porti turistat? Ta them une. 3-4 ore per te dal. Shqiperia Jonë!

    Përgjigju
    • xXx: 13/08/2022 21:02

      Po pse o popull si do e bënte foton me dron lideri rajonal...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?