Gara me 204 km/h! Shoferët u vënë 'flatrat' makinave në aksin Sauk-Teg, pezullohen 28 patenta për 4 orë (VIDEO)

14 Nëntor 2019, 08:07| Përditesimi: 14 Nëntor 2019, 08:48

  • Share

Aksi Sauk-Teg është kthyer në një pistë garash shpejtësie të paligjshme. Edhe pse në këtë aks rrugor janë shkaktuar shumë aksidente vdekjeprurëse si dhe ka një prezencë të shtuar të patrullave të policisë rrugore, serish shoferë të papërgjegjshëm, tejkalojnë limitet e shpejtësisë gati dyfish duke u kthyer në burim aksidenti.

Policia rrugore njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme prej orës 20:00 deri në orën 00:30 janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h.

Garat me makina janë kthyer në një problem serioz ditëve të fundit sidomos ne rrugën nacionale Elbasan-Tiranë. Vetëm tre ditë më parë, humbi jetën një 17-vjeçar, Kristjan Vasili i cili po bënte gara së bashku me disa miq të tij, në momentin kur u përplas me një makinë në parkuar në anë të rrugës.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?