Gara ilegale tek rreth-rrotullimi i TEG i merr jetën pasagjerit 17-vjeçar, arrestohet shoku shofer pa patentë /Video

11 Nëntor 2019, 07:24| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 21:46

  • Share

TIRANE - Garat e paligjshme mes të rinjve në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë vendit të njohur si rreth-rrotullimi i TEG-ut i kanë marrë jetën një 17-vjeçari rreth orës 22:00  të mbrëmjes së djeshme. 17-vjeçari Kristjan Vasili po bënte gara së bashku me disa miq të tij, në momentin kur u përplas me një makinë në parkuar në anë të rrugës. Ai u dërgua në spital por nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të marra. Pak orë pas aksidentit, policia vuri në pranga 18 vjeçarin  Fatjol Fusha, duke e akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ku ndër të tjera nuk ishte i pajisur as me patentë. Ai drejtonte makinën tip Benz me targë AA 131 ZZ, ku ndodhej pasagjerë edhe 17-vjeçari, kur përplasi një “Porsche” të parkuar në anë të rrugës. I riu i arrestuar dyshohet se ishte duke bërë gara të paligjshme shpejtësie me një tjetër makinë, tip “Audi”.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si  Alban Dervishaj dhe Rei Oka, gjendja shëndetësore e të cilëve tashmë paraqitet pa rrezik për jetën.

Policia njofton se grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Të shtunën në mbrëmje, pak para mesnate një tjetër aksident tragjik i mori jetën dy 17-vjeçareve që ktheheshin nga një festë në ditëlindje, ndërkohë që drejtuesi i automjetit me të cilin ato udhëtonin, u vu në pranga sepse nuk ishte i pajisur me leje drejtimi dhe kishte qenë në gjendje të dehur.

Foto nga vendi i ngjarjes

Çdo fundjavë të rinj nga kryeqyteti kryejnë gara me automjetet e tyre sportive pranë mbikalimit të Saukut.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 14/11/2019 12:13

    Nuk mjafton heqja patentes, por duhet ti bllokohet dhe mjeti pa afat

    Përgjigju
  • Algid22: 12/11/2019 07:29

    Habitem kur shikoj disa debila qe komentojne "mire e gjeti, i shkalluar, etj". O njerez debila! Po si nuk keni pak turp, e pak respekt. Fundja, ai ishte pasagjer dhe normale mosha jone e tejkalon disa here me shpejtesine. Por ne vend qe ti shprehni ngushellime familjes, vini ktu e beni moral pa piken e lidhjes.. Pabuksat e mutit ju qr! Ngushellime familjes, Kristi qofsh i parajses vllacko!

    Përgjigju
    • CaBone: 12/11/2019 11:02

      Te lumt goja shoku. Kta jan ata tipa qe i rref gruja dhe i lejn te flejn ne divan si kollovar. Ose gjak prishur shkerdhata. Po njerzimi sa po vjen e po ligzohet nga kto vemje baxhella. Asnje njeri ne bot ska te drejt ta gjykoj askend. Por then kte edhe un jam perplas me 200 e ca ne or dhe kur vjen puna ata qe mendoja qe ishin shoket e ngusht ishin te parat kurva qe than he me se mir ti behet ai hec keq gjithmon. Historia tregoj ndryshe un jam ktu ata jan ne pidh te motres vet hahahaha. Ngushllime familjeve dhe u prehshin ne paqe se i ndaloj jeta ne lule te saj.

  • Ngushellime: 11/11/2019 17:56

    Ngushellime families. Djale i ri te humbase jeten kot e te lere plage pwrjete ne familje. Policia, lutemi vini nje patrulle te rruga e TEG_ut.Parandim per keto fatkeqesi te panevojshme.

    Përgjigju
  • Fredi KORBI i MALLKUAR nga Lagja Kombinat: 11/11/2019 17:24

    NUK është FAJI I RrethRrutullimit " , apo "i Lagështirës" , apo "i Mos Ndriçimit" O Njerëz BUDALLENJË dhe Karagjozë ????!!!!!! Është FAJI i këtij BANDITIT që VDIQ , që ECËN si i SHKALLUAR me 200 KM në Orë !!!!???? I lini Justifikimet O POPULL BUDALLA !!! JO LAGËSHTIA , JO NDRIÇIMI , JO RRETHRRUTULLIMI , JO LESHI , JO PRESHI !!!!??????? SHQIPËRIA Prodhon SHOFERËT më DËSHTAKË , KARAGJOZË , ARROGANTË , FODULLA dhe FUNDËRRINA në të Gjithë BOTËN ,dhe PIKË !!!!!! Janë mbi 10 MIJË SHOFERË BANDITË dhe KRRIMINELË që RREZIKOJNË JETËN E GJITHËKUJT PREJ NESH !!!!! UNË NUK e Kuptoj sesi ky SHTET LESHI për 29 Vjet rresht NUK MUND të Bëj DOT ZAP 10 MIJË BANDITË me PATENTA dhe PA PATENTA , që RREZIKOJNË JETËN E FËMIJËVE , GRAVE , PLEQËVE dhe PLAKAVE përditë !!!!!!! SHQIPËRIA PO SHUHET VET !!!!! AI KRRIMINELI 18 VJEÇAR VRAU 2 VAJZA 17 VJEÇARE dje në TIMON , i DEHUR ME HASHASH dhe ALKOL , dhe 2 të tjerë u PLAGOSËN RËNDË !!!!! JU KOMENTUES KOKËLOQE flisni DOKRRA dhe në HAVA , duke ju dalë në mbrojtje BANDITËVE NË TIMON , që NUK KANË FIJEN E RESPEKTIT për asnjë KALIMTAR , qoftë ky edhe i Moshës së Tretë , por ikin si të SHKALLUAR dhe me një SJELLJE prej KRRIMINELI , që ishallaHËNGSHIN KOKËN E TYRE NJË ORË E MË PARË!!!! NUK BËHEN LIGJET ME BURG dhe me BUDALLIQE , POR NJË SHTET SERIOZ FUNKSIONON ME GJOBA GALOPANTE NGA 1.000 €URO , për SHPEJTËSI të LARTË (140-220 KM NË ORË ) , DHE 3.000 €URO GJOBË KUSHDO QË KAPET ME ALKOL !!!!! DHE pastaj do ta Shikoni NDRYSHIM , dhe sesi do NDËRGJEGJËSOHEN "KAFSHËT ME FYTYRË NJERIU" në TIMON !!!!!! POR ne NUK KEMI POLITIKANË për 30 VJET RRESHT , që NUK BËJNË DOT ZAP 10 MIJË SHOFERË RRJEPACUKË dhe GUNGAÇË KARAGJOZË !!!! SHTET LESHI , që i merr dhe i fut në BURG , dhe që SHQIPTARËT E VARFËR DUHET të PAGUAJNË BUKËN dhe HOTELIN kêtyre FËLLIQËSIRAVE SHOFERË , që NUK KUSHTOJNË PAK , POR 75 €URO për NJË BURGAXHI !!!!! VETËM GJOBAT E MAJME JANË ZGJIDHJA , asgjë Tjetër , dhe do ti SHIKONI PASTAJ "PULAT NË TIMON" SESI do NDËRGJEGJËSOHEN, sepse "FRIKA RUAN VËSHTIN"!!! I BËJ THIRRJE SANDËR LLESHAJ të KUNDËRVEPROJË me GJOBA SUPER TË MAJME , dhe pastaj do ti Shikojmë Mirë këta BABALLARËT KRRIMINELË sesi do ja u lënë MAKINËN , FËMIJËVE të tyre KRYEKRRIMINELË !!!!

    Përgjigju
    • Arben: 12/11/2019 18:01

      Posi i drejtohesh me fjalen bandit nje te vdekuri

    • Fredi: 12/11/2019 14:19

      Plere ordiner kokrrjepur pul myzeqare. Brek e kokpalar

    • Kristi Celmeta: 11/11/2019 22:08

      si mund ti drejtohesh me fjalen bandit nje te vdekuri. o pler ordiner

    • Tir: 11/11/2019 21:25

      KE PROBLEME ME RECEPTORET E TRUNIT.

    • Bela: 11/11/2019 18:25

      ai ishte pasagjer mo legen, si e quan bandit njeriun qe sa vdiq legen njeri

  • Tironsi: 11/11/2019 17:20

    ORE GAZETAR ME RESPEKT PER VIKTIMEN TE PAKTEN EMRIN JEPE ME INICIALE. E MOS RESPEKTO VRASESIN APO KY F.F MOS ESHTE NIP I P.FUSHES A DJALI I TIJE..... NGUSHELLIME FAMILJES.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 11/11/2019 16:51

    Rrnoft Birisha na bani me rruge e makine... ani se jane katunare e nuk din me i ngra kerret

    Përgjigju
  • Ermal: 11/11/2019 16:38

    Keq te vje sa te theret zemra vetem kur mendoj lotet e asaj nene!!! Por realiteti ky eshte jane disa akse rrugore ne te cilat ka gara cdo nate. Rruga e TEG-ut, Autostrada TR-DR, Bulevardi i Ri i Tiranes!!! Mungesa e Policise pas oreve te vona ne kto akse sjelll edhe kto pasoja per keta drejtues mjetesh!! Mjer ai qe eshte ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar, sepse kur dalin kta kamikazet duhet ti lutesh zotit!!!

    Përgjigju
  • Arrigo: 11/11/2019 16:07

    Seleksioni natyror ne fazen kulminante.Prinder injorante lindin femije injorante qe ne kete rast tpakten morem me qafe veten e tyre e jo kalimtare te pafajshem.Ju thane prinderit ketyre qe sduhet ecur kurre shpejt ne rruge se rruga nuk eshte piste?Ju thane perdorni rripin e sigurimit dhe respektoni jeten e tjetrit?Po policia i kontrollon keto vendet me rezikshmeri te larte?Spo glas per shkollat se aty ka vdekur cdo kuptim prej kohesh po a ju meson dikush ketyre femijeve ne shkolla te respektojne me te vjetrit te ndihmojne njerezit ne nevoje te respektojne regullat e qarkullimit etj etj ?I blihet femijes 17 vjec makine dhe i lihet ne dore ajo makine pa shoqerim kur je prind?

    Përgjigju
  • shabani: 11/11/2019 15:53

    ta lexojne prinderit kete lajm qe e kane mendjen te cdo gje por jo te femijet. 17 dhe 18 vjec ne mes te nates rrugeve, me makina pa kontroll nga prinderit cfare pret te ndodhi???

    Përgjigju
  • Ani: 11/11/2019 15:41

    Po ndaj shoferit te porche te parkuar aty, car mase u mor?

    Përgjigju
  • Vlado: 11/11/2019 13:18

    ngushellime familjes sepse eshte tragjedi. duhet kujdes dhe culture kur nget makinen. sa per garat ne rruge ato jane pergjegjesi e Policise Rrugore dhe vetem e saj, pasi I ka te gjitha mjetet ti parandaloje, indentifikoje dhe ti denoje ata qe e bejne shpesh.

    Përgjigju
  • sandrino themeli: 11/11/2019 12:15

    Zot sa keq,I qofte dheu i lehte.Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Miri: 11/11/2019 11:52

    Ca bohet kështu po vdesin njerzit për dit ecni me mend ne koke e kembet ne tok nga mos zbatimi i rregullave te qarkullimit rrugor ndodhin për dit aksidente eshte bere Shqiperia sikur me qene ne luft

    Përgjigju
  • Ela: 11/11/2019 11:19

    Jan disa qe i vendosin vetes kusht ne baz te mjetit q perdorin*deri ne fund te rrethi do i nxjerr 200kmh ose 250kmh per kaprico per ego sepse naten e kaluar nuk ja nxorren dot se ishte shum trafik, dhe nderkohe kta horra mund t jen me 190 dhe cfardo q t ndodhi ai/ajo sja heq kemben na gazi pa kapur shifren rekord. Por harrojne qe rrethi po afrohet dhe jo super mjet t kesh si kta cunat e mamit por dhe BOEING 747 t kesh,nuk frenon ne moment. Se harrova jan dhe ca pseudo femra me cel ne dor e me story aty cdo nate qe bejne video. Ju shujt rraca atyre qe rrezikojn jeten e te pafajshmeve. Kalofshi mire

    Përgjigju
  • Pipo: 11/11/2019 10:34

    Uaaaa leku madh eee,,,uaaaa super mjete,,, lum kta super makina super lek u knaqen tu be gara e me femra rrugve, Fast & Furious 11 me siguri,,,, njs ngushellime familjes se viktimes. Te rrojne vete.

    Përgjigju
  • Xxx: 11/11/2019 10:24

    Ska lidhje rruga me aksidentet eshte pa pjekuria,celulari,alkoli,droga

    Përgjigju
  • WTF: 11/11/2019 10:24

    Nje budalla me pak. Vetem me vrasje pastrohet shoqeria nga idiotet.

    Përgjigju
    • Sss: 15/11/2019 13:49

      Te dhent zoti dhimbjen qe po heq familja e te ndjerit . Po e shohim budallain e vertet ne kte mes. Sa gjysma e atij djali te beheshe.

    • Shok me Viktimen: 13/11/2019 00:02

      Ty te qift Kina ropt e shpis, listen e dasmes o ordiner person pa ndjenja. Nga njerez si puna jote duhet pastruar shoqeria o i pavler. Sa cereku i atij djalit qe e quan "budalla" te behesh do jesh i pari i Shqipris. Robqir muti. Mjere atyre qe i ke ren per pjes. (Ndjes per fjalorin)

    • Arben: 12/11/2019 18:06

      Po si o plera ordinera njerez si sju ndodh ju kjo fatkeqsi more njerez te poshter si e shani te vdekurin more legena

    • Robert: 12/11/2019 06:08

      Ordirner qenke superb...pederast ishte vetem 17 vjec

    • BQQQQ: 11/11/2019 11:28

      Thuja njerzve te vet kte qe sapo the, po sta rrjepen lekuren nga koka te kembet. Jevg muti shkruj me emer fallco sa te mundesh.

  • Kafsha: 11/11/2019 10:09

    U shojten shqiptarët nga 5-7 persona në ditë vdesin nga aksidentet e atentatet...u shojten!

    Përgjigju
  • Horror: 11/11/2019 09:40

    Nga qe shteti i majte dhe i djathte i detyron qytetaret te shkojne ne qendrat tregtare te oligarkeve dhe nuk lejojne te behen rruge te tjera apo nenkalime. Te arrestohen sa me pare pergjegjesit

    Përgjigju
  • Italia: 11/11/2019 09:36

    ..problemi I rrethrrotullim-it ne kulturen e Shoferit Albanez..eshte per se mbrapshti..,kush vjen per tu futur ne Rreth..duhet te jape perparesi atij qe eshte brenda rrethit...Duhet shenja perkatese e Trekendeshit...

    Përgjigju
    • edvinrama: 11/11/2019 12:46

      Dhe ça lidhje ka kjo me ngjarjen o pepino

  • Nardi: 11/11/2019 08:39

    Po ca lidhje ka rruga qe te con te dyqani i zamirit me shpejtesi tej normave e me shume shkelje te tjera. Kudo qe te ishte rruga nese shkel rregullat e qarkullimit aksidontohesh.Mos ec me shpejt se jeta! Ngushellime te sinqerta familjareve. U prefte ne paqe. Humbje e madhe. Djale fare i ri.

    Përgjigju
  • Shqipëtar: 11/11/2019 08:28

    E Dhimbshme!! Po ikin 17 vjecarët, ata që i duhen më shumë vendit. KY Rrethrrotullimi TEG ËSHTË BËRË. SI VAREZË, DO ZHDUKUR URGJENT, DHE DO GJETUR ZGJIDHJE TJETËR.

    Përgjigju
    • Andi: 11/11/2019 12:49

      Rrethrrotullimi aty ka tabela qe te detyrojne te ulesh shpejtesine nga 90 ne 60 e me pas ne 30. Nuk e ka fajin rrethrrotullimi

    • Shqipetar: 11/11/2019 12:40

      Per te gjithë ju komentuesit këtu. Një Info. Lajmi ne fillim kur komentova ishte ndryshe që dmth as me. 200 e as. Me. 300km/h nuk thuhej. Por një. Gje është e sigurte qe ia rrethrrotullimi atije është katastrofe. Policia duhet ti thyej në mes drejtuesit e papërgjegjshëm dhe jo thjesht heqje patente,por burg dhe heqje perjet patente.

    • Miri: 11/11/2019 11:45

      Nuk e ka fajin rrethi po njerzit qe nuk e rrespektojn rregullat e qarkullimit rrugor nuk jan makinat lodra qe kujtojn disa vec ne Shqiperi ndodh qe te vdesin perdit 2_3 veta ca bohet kështu po merrni veten ne qaf dhe te tjeret

    • Shqipe pa krena: 11/11/2019 10:22

      Po ca lidhje ka rrethrrotullimi kur tj ecen me 200 km ne ore.Kush ja ka bere rrugen baba apo nona.Kane mendim te gabuar per jeten,kujtojne se duke pire ndonje teke hashash dhe nje teke xhin jeta eshte me e bukur.Sta ka fajin rruga po koka o shqipëtar

    • Andi: 11/11/2019 09:12

      Si thua sikur keta gangot te ulin shpejtesine? Ne te kundert, toke te lire ka plot, mjafton nje lopate dhe nje varrmihes. Kokat e tyre hengshin, gjynah kur marrin ne qafe te pafajshem.

  • sari: 11/11/2019 08:05

    po edhe sa jete duhen qe te kenaqet samir mane i TEG ut , po eshte skandal qe rruga nacionale te shkoj tek dyqanet e ketij legenit

    Përgjigju
  • Ggg: 11/11/2019 08:05

    Nuk e kuptoj se si mund te kete perplasje te forte ne rrethrrotullim?!?!?!? Po perdite duke vdekur njerez nga aksidentet me makina dhe prape vazhdoni te thyeni rregullat dhe te ecni me shpejtesi o njerez budallenj.....

    Përgjigju
    • Jola: 11/11/2019 13:10

      Lerini keto diskutime se ka ikur djale i ri. Ngushellime familjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?