Vdesin në aksident 2 shoqet 17-vjeçare pas festës së ditëlindjes në Bërzhitë! Arrestohet shoferi 18 vjeç...pa patentë

10 Nëntor 2019, 08:19| Përditesimi: 10 Nëntor 2019, 22:46

  • Share

TIRANE- Festa e ditëlidndjes ëhtë kthyer në tragjedi për disa të rinj mbrëmjen e djeshme. Një aksident i ka marrë jetën dy 17-vjeçareve rreth orës 23.30 në Bërzhitë në Bërzhitë të Tiranës. Viktimat janë dy shoqet Denada Tarja dhe Suada Serani, të cilat po udhëtonin si pasagjere në automjetin që drejtohej nga  Françesk Shaba 18-vjeç i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Ai u arrestua disa orë pas aksidentit. 

"Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit "B". Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymëmarrje ishte 0.17 mg/l", njofton policia. Limiti i lejimit të konsumit të alkoolit është deri në 0.19 mg/l dhe vetë me 0.20 mg/l  deri 0.50 mg/l  të tërhiqet leja e drejtimit. Mbi 0.51 mg/l e lart drejtuesi i automjetit arrestohet.

Drejtuesi i automjetit së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç janë dërguar në QSUT ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Ata ktheheshin nga ditëlindja e një prej dy 14-vjeçarëve.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe më pas është përplasur me një pemë. Policia njofton se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ora 10:30
FOTO/ Këto janë dy 17-vjeçaret që humbën jetën nga aksidenti i një nate më parë, ktheheshin nga festa e një ditëlindjeje

Suada Serani dhe Denada Tarja

Mësohet identiteti i dy vajzavve 17-vjeçare që humbën jetë një natë më parë nga aksidenti i ndodhur në Bërzhitë. Ato janë Denada Tarja dhe Suada Serani.  Vajzat ktheheshin nga festa e ditëlindjes së një 14-vjeçari i cili udhëtonte në makinë me dy viktimat.

Ora 09:49
18-vjeçari që drejtonte makinën ku vdiqën 2 pasagjeret ishte pa patentë, çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Report Tv mëson se drejtuesi i automjetit të aksidentuar ku humbën jetën dy 17-vjeçare është Françesk Shaba 18-vjeç. Ai nuk kishte patentë për drejtimin e automjetit e cila është në pronësi të familjarëve të tij, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur patenta e babait. Aktualisht ai ndodhet në QSUT, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy 14-vjeçarët e aksidentuar kanë pësuar shembje në trup dhe në kokë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lleshi: 10/11/2019 23:37

    Me vjen shume keq per keto dy vajza te reja qe neser do te beheshin dhe nena Dow sillnin ne jete femijet e tyre kjo rruge jua pre shume was keq dhe Ngushellime familjeve Po iken rinia , o qeveritare shikoji is gjerat me vemendje se po ju iken rinia dhe vendi do plaket shume shpejt Nje gje do them ruani femijet se ata jane ee ardhmja

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/11/2019 20:23

    U shojten shqiptarët nga 5-7-9 vete në ditë vdesin nga aksidentet e atentatet. Me kete ritem shikoj se deri nga viti 2050 do mbetemi 1 miljon

    Përgjigju
  • Mirditor: 10/11/2019 19:58

    Kto gjëra ndodhin në gjithë boten, por në shqiperi mund të parandalohen sepse jemi vend i vogel. Makinat me cilindratë të madhe, rrugët si në somali,korrupsioni është kancër për shqiprin.

    Përgjigju
  • Kajaku: 10/11/2019 19:02

    Gjynaf , festoni madje edhe dehuni por merrni taksi !

    Përgjigju
  • Faik: 10/11/2019 18:24

    Fundërrina NJERËZ , FAMILJE dhe FËMIJË MUTI !!! Shoferët më të Fëlliqur dhe më të URRYER të GLOBIT !!!!! Unë personalisht mendoj që Shoferi KARAGJOZ dhe FODULL të VARET tek Sheshi SKËNDËRBEJ dhe të bëhet Shembull , sepse KAQ SHQIPTARË të VDEKUR nëpër AKSIDENTE dhe KAQ SHUMË JETË NJERËZISH , NUK ja u ka marrë SHQIPTARËVE as PUSHTUESIT OSMANË dhe NAZI-FASHISTË së Bashku !!!!! TURP TURP TURP për SHTETIN E LESHIT dhe POLICINË , që ka 29 VJET , të MOS BËJ DOT ZAP 10 MIJË SHOFERË RRJEPACUKË dhe GAXHGAUNË , që i japin AUTOMJETEVE si të SHKALLUAR dhe si Njerëz ANORMALË !!!!!! VDEKJE E SHKËRDHATOKRACISË dhe INSTITUCIONEVE të DEGJENERUARA me NJERËZ të DEGJENERUAR dhe HAJDUTË QË SHESIN PATENTAT dhe LEJET E QARKULLIMIT , sikur të ishin Gjë e Gjallë në PAZARIN E ROSKOVECIT !!!!! Prandaj i kërkonte LSI(LESHELIJA) PATENTAT , UJËSJELLËSIN dhe OSHE kur ishte në Kualicion me PD dhe PS ????????!!!!

    Përgjigju
    • Fredi: 11/11/2019 00:46

      Ik moj pul kokrrjepur, rrjepacakja myzeqare

  • Ilo: 10/11/2019 18:09

    Lokali ne baze te ligjit nese minorenet jane konstatuar me alkol duhet te gjobitet deri ne mbyllje. Ndersa djaloshi duhet te kaloje ne gjykate, ndersa I jati duhet te mbaje pergjegjesi ligjore nese mjetin ja ka dhene me miratim te tij, vetem keshtu shmangen keta pirate te rrugeve qe jane te rrezikshem jo vetem per veten dhe ata qe udhetojne me ta por edhe per perdoruesit e tjere te rruges, te behet shembull se vetem keshtu vene mend te tjeret qe makinat te mos ua vene ne dore si arme kalamajve per te vrare veten dhe te tjeret.

    Përgjigju
  • TANI: 10/11/2019 18:09

    Fajtore ne rralle te pare eshte ai baba maskara qe. I ka dhene makinen te birit ku e dinte shume mire we nuk kishte patente ate te cosh ne burg te parin dhe te nxjerrin nje ligj per te te gjithe ato prinder qe i japin makinen femijeve pa patente te denohen me burg se i moren ne qaf jo vetem femijet e tyre por edhe te botes

    Përgjigju
  • Tutu: 10/11/2019 17:44

    Po pronari i lokalit ku pine alkol keta te rinj...??!!

    Përgjigju
  • rroku: 10/11/2019 17:36

    NE BURG DUHET TE SHKOI I ATI QE I LE MAKINEN DUKE DITUR QE NUK KA PATENTE.

    Përgjigju
  • shkencetar: 10/11/2019 17:32

    thjesht perzgjedhje Darviniane. njerezit pa IQ dhe edukim familiar minimal te nevojshem, largohen dhe vdesin si individe, sepse natyra ben te sajen dhe i ka ligjet shume te rrepta. nuk ka asnje gje personale me familjet e ketyre qe humben jeten, thjesht precizion i pashmangshem ne nje rrjedhe normale dhe natyrale te jetes. Dhe kujtoni se do ndryshoje gje ... JO..... natyra do beje punen e saj dhe ne do komentojme perseri se sa mire e ben punen natyra.

    Përgjigju
  • Sefer Hajdini: 10/11/2019 12:08

    Sa here shkoj ne shqipni dhe shof shoket e mije qe u japin makinat kalamajve te tyre pa patente...kritikat e mija duken si gjo e tepert.TE PAPERGJEGJSHEM. Ngushllime familjeve.

    Përgjigju
  • sss: 10/11/2019 08:45

    si eshte bere makina llogaritet qe shpejsia duhet kete qene me shume se 160,shpenzojne ne per clube me qindra e mijera leke dhe ju dhimbset leket per taksi,duhet ta psojne dikush qe te zene mend te tjeret,qefi duhet bere por jo pa llogaritur fundin,

    Përgjigju
    • Huawei: 10/11/2019 14:16

      Jemi populll pa kulture,,,,,, plako jemi kafsh,,,,

    • Arbëri: 10/11/2019 12:32

      Cili prind normal lejon fëmiun e vet të ngas makin pa patent...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?