Gazetar Adriatik Doçi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se ka një elemnt tjetër që nuk është hetuar më ’21 Janar’, është fakti se Sali Berisha është përpjekur për të blerë familjen e Hekuran Dedës, pas vrasjes së tij. Sipas Doçit u janë çuar para që të pranonin Berishën në mort dhe të akuzonin Ramën për vrasjet në Bulevard.
‘Natën e 21 janarit pasi janë bërë vrasjet ka pasur ndërhyrje të paligjshme në serverin e kryeministrisë ku janë fshirë të gjitha pamjet filmike, fshirja e pamjeve filmike është konfirmuar edhe nga një mesazh i koduar i Berishës i cili ka thënë se kam urdhëruar sekretarin e Përgjithshëm që ti vendosë në dispozicion prokurorisë pamjet, por mesnatën e 21 janarit ishin fshirë pamjet filmike.
Kemi një element tjetër që nuk janë hetuar kemi përpjekjet e Sali Berishës për të blerë familjen Deda pas vrasjes. I ka çuar badygardi një çantë me para për ta pranuar Sali Berishën në mort dhe për të akuzuar Edi Ramën për vrasjet në Bulevard, kjo është një tjetër përpjekje shumë e rëndë dhe kriminale për të mbuluar vrasjet, fshehja e pamjeve filmike. 2 prokurorë s'u lejuan për të hyrë në oborrin e kryeministrisë. S’janë lejuar prokurorët të mbledhin gëzhojat, sepse do të fshiheshin provat.’- tha Doçi.
Lajmi kryesor:
21 janari në SPAK/ Doçi për 'Repolitix': Berisha donte të blinte familjarët e Hekuran Dedës pas vrasjes, i çoi çantën me para! Mahmutaj: Gardisti Agim Llupo qëlloi drejt nesh
M.Q.//ReportTv.al