21 janari në SPAK/ Doçi për 'Repolitix': Berisha donte të blinte familjarët e Hekuran Dedës pas vrasjes, i çoi çantën me para! Mahmutaj: Gardisti Agim Llupo qëlloi drejt nesh

16 Korrik, 22:07| Përditesimi: 17 Korrik, 10:18

  • Share

TIRANË- Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin. Procedimi penal i regjistruar më 15 korrik 2024, do të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha.

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues, e ka cilësuar si hap pozitiv faktin që SPAK ka nisur hetimet edhe pse është skeptik. Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, Mahmutaj tha se hetimet duhet të kishin nisur që në ditën kur ndodhën krimet, pasi sot jemi 13 vite me vonesë.

Gazetari pohoi se ka parë gardistin Agim Llupo teksa ka hapur zjarr drejt qytetarëve në një kohë kur po largoheshin.

'Është një hap pozitiv duhet ta gjykojmë pozitivisht. Kjo duhet të bëhej me 21 janar 2011. E thënë shkurt kemi 13 vite e gjysmë me vonesë. Që në ditën e parë që ndodhen krimet duhet t’i merrte prokuroria dhe gjykata për Krimet e Rënda, si mori asnjëri as tjetri. Jemi 13 vite me vonesë. Unë e pashë Agim Llupon që po qëllonte drejt nesh, gardisti që ndodhej tek hyrja e kryeministrisë tek hyrja e bodrumit ai qëlloi drejt nesh është fiksuar edhe nga kamerat e medias. U bë edhe errësirë në atë moment kur ndodhi krimi.

Çfarë pakujdesie... njerëzit po ndaheshin po iknin.  Në momentin kur kanë qëlluar drejt nesh, njerëzit ishin kthyer me kurriz duke ikur, për të qëlluar... kanë qëlluar të gjithë në një moment. Me një distancë pre 3-4 sekondash. Në dijeninë time dy persona kanë qëlluar drejt nesh. Agim Llupo, e keni te kamerat unë i kam identifikuar këta persona. Ishin në transmetim live, të dy këta kanë qëlluar drejt nesh. Është qëlluar me urdhër. Urdhri është dhënë nga Berisha nëpërmjet shefit të sigurisë, duke e rrahur atë Ndrea Prendin dhe nga presioni dhe dhuna dha urdhër të qëllohet mbi njerëz.’- u shpreh gazetari Mahmutaj.

Gazetar Adriatik Doçi zbulon dhe një element tjetër që nuk është hetuar më  ’21 Janar’, fakti se Sali Berisha është përpjekur për të blerë familjen e Hekuran Dedës, pas vrasjes së tij. 

Kemi një element tjetër që nuk janë hetuar kemi përpjekjet e Sali Berishës për të blerë familjen Deda pas vrasjes. I ka çuar truproja një çantë me para për ta pranuar Sali Berishën në mort dhe për të akuzuar Edi Ramën për vrasjet në Bulevard, kjo është një tjetër përpjekje shumë e rëndë dhe kriminale për të mbuluar vrasjet. ’- tha Doçi.

Ndërhyn avokati Idajet Beqiri: Edhe familjes Nika i çuan 500 mijë euro. 

Gazetari tha se çështja është e zbardhur, por është pesimist nëse do të bëhet drejtësi.

‘Është me video nëse SPAK-u do ta marrë apo nuk do është tjetër punë. Çështja është zbardhur nuk ka nevojë të zbardhet për tu dhënë drejtësi jam shumë pesimist për këtë çështje, kjo duhet të bëhej pas 21 janarit. Por bëhet me urdhër të gjykatës pas 13 vitesh e gjysmë. Nuk kam besim se do të vendoset drejtësi.’- tha Mahmutaj.

SPAK ka nisur hetimet dhe ka marrë në dorë ‘21 janarin’, për të zbuluar rolet e drejtuesve të lartë shtetërorë, Sali Berishës kryeministër i kohës dhe Lulzim Bashës ministër i Brendshëm, në atë që Strasburgu e quan krim të pazbardhur shtetëror, dhe nis hetimet për 3 vepra penale, të kryera në bashkëpunim: Vrasje, shpërdorim detyre dhe pengim për zbulimin e së vërtetës.

Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika u vranë 21 janarin e vitit 2011 në Bulevard, përpara kryeministrisë në protestën e opozitës socialiste, ndërsa prokuroria e Tiranës çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite, tashmë prej kohësh, të dy njerëz të lirë.

Ora 22:55
‘Janë organizatë kriminale’, avokat Beqiri: Meta tha se kokëpalarët u vranë më ‘21 janar’

Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv e ka cilësuar si organizatë kriminale pushtetin e Sali Berishës, kur vrau në bulevard 4 protestues më 21 janar.

‘Ka prova plotësisht të mjaftueshme dhe kemi precedent. Precedenti është 2 prilli i Shkodrës, indirekt i futëm në burg. Sido që të jetë Basha është përgjegjës është i dyti pas Berishës. Do të vërtetohet se janë organizatë kriminale. Është mirë të pozicionohet dhe ta thotë të vërtetën. Janë organizatë kriminale, as Meta nuk do të ëprjashtohet dot në këtë mes kanë qenë bashkë dhe kur është dhënë urdhri, kanë qenë inkurajuar. Për ilir Metën ,gjysma e protestës u bë për Ilir Metën. Lulim Basha mund ti’i shpëtojë përgjegjësisë vetëm nëse rrëfehet.’- tha Beqiri.

Ora 22:41
’21 janari’/ Gazetari Doçi: Berisha u përpoq të blinte familjen Deda, u çoi çanta me para

 

Gazetar Adriatik Doçi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se ka një elemnt tjetër që nuk është hetuar më  ’21 Janar’, është fakti se Sali Berisha është përpjekur për të blerë familjen e Hekuran Dedës, pas vrasjes së tij. Sipas Doçit u janë çuar para që të pranonin Berishën në mort dhe të akuzonin Ramën për vrasjet në Bulevard.

‘Natën e 21 janarit pasi janë bërë vrasjet ka pasur ndërhyrje të paligjshme në serverin e kryeministrisë ku janë fshirë të gjitha pamjet filmike, fshirja e pamjeve filmike është konfirmuar edhe nga një mesazh i koduar i Berishës i cili ka thënë se kam urdhëruar sekretarin e Përgjithshëm që ti vendosë në dispozicion prokurorisë pamjet, por mesnatën e 21 janarit ishin fshirë pamjet filmike.

Kemi një element tjetër që nuk janë hetuar kemi përpjekjet e Sali Berishës për të blerë familjen Deda pas vrasjes. I ka çuar badygardi një çantë me para për ta pranuar Sali Berishën në mort dhe për të akuzuar Edi Ramën për vrasjet në Bulevard, kjo është një tjetër përpjekje shumë e rëndë dhe kriminale për të mbuluar vrasjet, fshehja e pamjeve filmike. 2 prokurorë s'u lejuan për të hyrë në oborrin e kryeministrisë. S’janë lejuar prokurorët të mbledhin gëzhojat, sepse do të fshiheshin provat.’- tha Doçi.

Ora 22:22
Vrasja e Aleks Nikës ende sot nuk ka autor, avokati: Kakofoni në lidhje me provat

 

Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për 21 janarin, avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv tha se po krijohet një kakofoni me provat.

‘Janë akuza në bashkëpunim. Kemi akoma Alkes Nikën që nuk ka asnjë autor. Do të jetë kompleks hetimi. Indiciet mund të ekzistojnë por nuk e dimë sa do të na çojnë tek provat. Është kërkuar me shkresë gjithë dosja e prokurorisë. Duhet një hetim i thellë. Duhet të bëjë atë hetim që e presin të gjithë për ti dhënë drejtësi kësaj çështje. Duhet të kemi parasysh që ka pasur goxha polemika në lidhje me provat.’- tha Çaça.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • REXHEP SUMA BULE LEKA [ KEPI ]: 17/07/2024 11:42

    O Eldi ti ke shum tē drejt por kta dy rugeçrit kryesor duhen fut nē burg pēr tē kqiat qē i kan bēr Shqipris. Nuk po e lavdēron njeri Edi Ramēn se dhe ky ka mjaft gjynafe. Po tē paktēn ky ska vra njeri. Falemnderit pēr mirkuptimin zoti Eldi.

    Përgjigju
  • populli: 17/07/2024 10:50

    Eshte e vertete qe donin ti blinin familjaret,por gjyqkari i korrupuar arben mullai denoi per shpifje pikerisht te vellain e te ndjerit ne mos gaboj. Ky palo individ do bente qoken e rralles per partine ne pushtet pasi e transferoi nga Kavaja ne Tirane. VETINGU E SHKARKOI, POR PASURINE E MBAJTI HAJDUTI 6-MUJORSH!!!

    Përgjigju
  • Lushka: 17/07/2024 09:30

    Skandal si tallen me vendime penale ne kete komb. Spaku po ben hetime ... kur sa me shum kohe te kaloj asgje nuk ben. Vrasje e dyte per te gjithe familjaret demshperblimi qesharak.. Vrasja e trete per familjaret po i kalon spakut... mos te zente halli ketu ne shqiperi se nuk mbaron kurre hall. Pse mo ato qe i gjykuan ishin rrobaqepes!? Halli te ze hallin ketu ne kete vend te mjere. Uroj familjareve te gjejne ate qe kerkojne.

    Përgjigju
  • Deni: 17/07/2024 08:25

    Sh.mire. Pas urdherit te gjykates, prononcimit te GJEDNJ, dhe kallzimeve te familjareve, me.ne fund, e detyruar, prokuroria e posacme do hetoje me thelle 21 Janarin. Mbase gjen prova dhe Berisha, Basha, Prendi, Imami, dhe te tjere, gjenden fajtore dhe denohen perjetesisht. Mbase, i shti perendia mendjen te hetoje edhe Ramen me Doshin e te tjere dhe denoje ata perjetesisht per rolin e tyre ne operacionin kriminal te dhunes per perfitim korruptiv politil dhe solli deri dhe vrasjet.

    Përgjigju
  • QAMUSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/07/2024 07:38

    Nē burg duhet tē shkojn 2 njerzit mē tē korruptuar Sali Bajga dhe Ilir Florir Meta. Kta jan 2 Personal mē tē zi nē gjith historin e kombit Shqiptar. Kta tē 2 i kan bēr shum keq Shqipris me : vjedhje, vrasje, anarshi, sabotim, rēmuj e i dhan Shqipris njē nam shum tē keq. Pra burg, burg, burg qelbēsirave.

    Përgjigju
    • Eldi: 17/07/2024 09:35

      Ore flori qe ke emer artistik te gjate po hyren keta ne burg te rritet rroga a jeton me mire a cka te ndodh ndonje mrekulli ty si familje apo fis... un se kuptoj njerez qe kerkojne te hyj njeri apo tjetri ne burg. Ore ti mir thua se tani qenke zgjuar por ik e fil para kryeministrise si qytetar model e kerko te drejtat e tua per nje jete me te mir. Kerko arsimim kerko shendetsi kerko infrastrukture kerko buxhet rrogash me te mir. Rri ne sketorin tend cka ke ti ne dor mos dil jasht perimetrit. Per mua se hyjne se nuk hyjne nuk ben asnje diference fare fare sepse do vij dikush qe do bej punen si ata. Mos shiko shown mediatik se te gjithe nje tepsi jan si edi si likja si saliu. Te gjithe ja kan pir e vazhdojne tja pijne gjakun. Te pershendes yll bote.

  • cecua me bicak: 17/07/2024 06:07

    PLUMBI NE BALLE PER BERISHEN ESHTE LLUKS,,,ATIJ I DUHET PRERE MISHI ME BICAK DHE TI HIDHET KRIPE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?