Kush urdhëroi vrasjet më ‘21 janar'? Gruaja e Aleks Nikës 3 orë në SPAK: Dhashë fakte të reja! Dëshmon dhe xhaxhai: Përgjegjësia duhet kërkuar tek Berisha e Basha (VIDEO)

22 Korrik, 07:56| Përditesimi: 22 Korrik, 17:39

  • Share

Tirane-  Në Prokurorinë e Posaçme, SPAK ka nisur puna zyrtarisht për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e vendit, 4 vrasjet shtetërore të 21 janarit 2011.

Rajmonda Nika dhe Mark Nika, bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë nga plumbat e gardës 21 janarin e vitit 2011, u futën sot (22 korrik 2024) në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë për herë të parë, këtë herë me shpresë se më në fund do të gjejnë drejtësinë e munguar për mbi 13 vite.

Rajmonda dëshmoi për 3 orë e pasi doli fjalëpak për mediat, tha se ka folur edhe për fakte të reja para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit

"Dhashë sqarime dhe disa fakte" tha ajo pasi doli nga SPAK.

Për të dëshmuar para hetuesve për rolin më 21 janar të ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi, në SPAK u thirr edhe xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika. Edhe ai një prej protagonistëve që insistoi së bashku me Rajmondën deri në dyert e gjykatave ndërkombëtare për të bërë drejtësi për 21 janarin.

 Në pamë që SPAK rifilloj hetimet, çështja do ti shkohet deri në fund që zinxhiri komandues të hetohet. Ka 13 vite që luftojmë për të vërtetën. Fajtorët para gjyqit" tha Mark Nika.

Ai dëshmoi për gati 1 orë e 30 minuta. 

'Hetimi do të shikojë dhe kush i fshiu provat. Po të mos ishte Strasburgu cështja nuk do të hetohej. Përgjegjësia duhet kërkuar tek kryeministri dhe ministri i Brendshëm i kohës. Kush ka qëlluar në njerëz të gjithë të përgjigjen për vrasje në bashkëpunim"  tha Mark Nika. 

Familja Nika e ka të qartë objektivin dhe detyrën e organeve të reja të drejtësisë dhe kanë besim se SPAK do ta zbardhë se kush dha urdhër për të përdorur armët në kundërshtim me ligjin.

 Unë jam i bindur se do ta çoj deri në fund, kemi besim tek SPAK, e nuk ka ndikime politike dhe çështjen do ta zbardhe deri në fund' tha Mark Nika. 

Report Tv ka mësuar se seanca e kësaj të hëne (22 korrik) ishte vetëm për marrjen e dëshmisë së kallëzuesve, ndërsa ditët në vijim pritet edhe dorëzimi i audio kasetës ku familja thotë se ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi jep urdhër që të qëllohet ndaj protestuesve, pas komunikimit me Sali Berishën.

'Do e dorëzojmë një herë tjetër' tha Rajmonda pasi doli nga SPAK

"Isha thirrur për kastën" tha Mark Nika.  

Aleks Nika është një nga 4 viktimat që humbën jetën nga plumbat e qëlluara nga godina e kryeministrisë, ngjarje e cila pas vendimit të Gjykatës së Lartë po hetohet tashmë nga Prokuroria e Posaçme. SPAK po heton kallëzimin e bërë nga familja Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi në orën 10:00.

Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Akuza të ngritura pikërisht edhe pasi Gjykata e Strasburgut foli vjeshtën e kaluar dhe kërkoi zbardhjen e rolit të drejtuesve të institucioneve në vrasjet shtetërore, deri te Kryeministri i kohës, dhe sigurisht edhe qartësimin e rolit të tij për prishjen e provave dhe angazhimin e drejtpërdrejtë për pengimin e zbardhjes së ngjarjes.

Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetë të ndërprera, Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, në mes të bulevardit në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia.

Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë të gjykates se Strasburgut

 

Ora 14:36
Vrasjet e 21 janarit/ Dëshmon në SPAK xhaxhai i Aleks Nikës: U vranë njerëz në bulevard! Përgjegjës Berisha, Basha e Komandati i Gardës

 

Dëshmia e xhaxhait të Aleks Nikës, para prokurorëve të SPAK ka zgjatur për gati një orë.  Në përfundim për gazetarët tha se kishte besim tek SPAK se pas 13 viteve do të zbardhet dhe se i gjithë zinxhiri komandues është përgjegjës për vrasje në bashkëpunim

Mark Nika: Në pamë që SPAK rifilloj hetimet, çështja do ti shkohet deri në fund që zinxhiri komandues të hetohet. 

Keni besim tek SPAK?
Mark Nika: Unë jam i bindur se do ta çoj deri në fund, SPAK nuk ka ndikime politike dhe çështjen do ta çoj deri në fund. Më pyetën për kastën, nuk e dorëzova e ka Artan Hoxha dhe është i gatshëm për ta dorëzuar. Ne nuk kemi prova konkrete, por do të bëhet hetimi që të shkojnë tek provat. 

Keni prova të reja ju?
Mark Nika: Kemi pamjet nga televizionet, ato do të grupohen dhe do ti jepen SPAK. Trajtuam edhe anën teorike sepse ka probleme në të drejtën penale se si do të trajtohen, parashkrimi. Ne themi që çështja të filloj nga fillimi të hetohet zinxhiri komandues si ka thënë Strasburgu, është krim shtetëror dhe shtetit duhet që të dalë para drejtësisë penale, sepse janë vrarë njerëz në bulevard. Të hetohet komandanti i gardës bashkë me kryeministrin dhe ministrin e brendshëm. 

Unë e kam ngritë dhe punën e predhës, por ajo është deformuar dhe është bërë e paidnetifikueshme dhe është loje e drejtësisë që të parashkruhet çështja. Duan që edhe 21 janarin ta heqin nga kalendari. Se ka 13 vjet që luftojmë për të vërtetën. Fajtori para gjyqit.

Nëse nuk dënohet zinxhiri e quani që dosja është zbardhur?
Mark Nika: 
Nëse nuk dënohet zinxhiri komandues nuk quhet dosja e zbardhur, përgjegjësia është tek komandanti i gardës tek kryeministri dhe ministri i brendshëm sepse po nuk dhanë urdhër ata nuk qëllohet. Të gjithë duhet të përgjigjen për vrasje në bashkëpunim. Këta ia thashë edhe SPAK-ut.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 22/07/2024 16:34

    Urdheruesi i hapjes se zjarrit dihet nga e gjithe bota: eshte ish-kryeministri, kryekrimineli dhe kryehajaduti Sali Berisha.

    Përgjigju
  • LORA: 22/07/2024 15:55

    Respekt te thelle per betejen e gjate,te paperkulur dhe te sakte te Rajmonda dhe Mark Nikes.

    Përgjigju
  • +×÷"': 22/07/2024 15:41

    Per Sali Berishen ka dy ngjarje me vrasje njerzish te pafajshem vrasjet e 21 janarit dhe vrasjet e gerdecit,manej vjen kompleksi partizani se me vjedhje jan marre te tan ata te PD e nuk I ven kush ransi vjedhjeve!

    Përgjigju
  • Dida: 22/07/2024 11:28

    Mbani copy se do jua shkayerrojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?