'21 Janari, krimi shtetëror i pahetuar!' Sytë nga Gjykata e Lartë, Rama: SPAK të hetojë 'dosjen e gjakut'! Prokuroria e Tiranës pa shtyllë kurrizore

21 Janar, 10:38| Përditesimi: 21 Janar, 22:18

  • Share

Tirane- Zëri për drejtësi për vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit 2011 nuk është ndalur për asnjë sekondë, e megjithatë dosja ka mbetur e arkivuar në ‘barkun e madh të prokurorisë së Tiranës pa shtyllë kurrizore’ siç tha kryeministri Rama.

Ndërsa sot, (21 janar 2024) 13 vite pas, me vendimin e Gjykatës së Strasburgut është ndezur një dritë shprese për familjarët, shqiptarët por dhe qeverinë Rama, e cila në atë kohë ishte në opozitë, kërkojnë medoemos që të zbardhet ky krim shtetëror. 

Kryeministria organizoi ceremoninë e përvitshme përkujtimore. Në fjalën para familjarëve të Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës, Rama kërkoi drejtësi për atë që e quan “Dosjen e Gjakut” duke thënë se SPAK duhet të marrë në dorë çështjen.

"Ne vendimin e Strasburgut cilësohet e zeza mbi të bardhë krim shtetëror të pahetuar. Duke u bërë i pamundur të lexohet me dy kuptime, sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë" tha Rama

Një shpresë, kreu i qeverisë e ka edhe te Gjykata e Lartë, që më 27 shkurt 2024, vendos nëse SPAK duhet të marrë në dorë cështjen.

"Ky i sotmi është sidoqoftë një “21 janar” i veçantë! Pikërisht sepse sot për herë të parë që prej 13 vitesh shpresa nuk ushqehet vetëm nga brenda nesh, po dhe nga vendimi i Gjykatës Europiane të së Drejtave të Njeriut dhe nga vullneti tani më i shprehur i SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme për të goditur drejtë, për të goditur lart pa duart e lidhura nga pushteti politik dhe pa frikë nga dordolecët politik që e mbajtën drejtësinë larg Shqipërisë dora-dorës për më shumë se 100 vjet" u shpreh Rama

Edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se ndëshkimi i vrasjes së pabesë nga pushteti i 4 njerëzve të pafajshëm, duhet të jetë prova e drejtësisë së re.

“ Fakti që sot pas 13 vitesh drejtësia për 21 janarin si krim shtetëror është ende në ajër tregon qartë se brenda sistemit të drejtësisë ka magjistratë me certifikatë vetingu të paaftë profesionalisht që punojnë me mentalitetin e vjetër të mbylljes së dosjeve me procedurë apo skadim të afateve të procedimit se kanë frikë të përballen me hetimin e dosjeve të rëndësishme” tha Manja

Familjarët, që prej 13 vitesh nuk rreshtin së kërkuari drejtësi, e adresuan edhe në këtë 21 janar mesazhin e tyre, duke thënë se vrasja u urdhërua nga lart.

"Vrasja e Aleksit dhe 3 të tjerëve lindi i zbardhur, para kamerave. Ata ishin protestues paqësor, u vranë kur protesta po shpërndahej larg hyrjes së kryeministrisë. Asgjë tjetër veç një urdhri nga lart mund të çonte në hapjen e zjarrit ndaj qytetarëve në ato kushte. Këto 13 vite kanë qenë 13 vitet e manipulimit të drejtësisë, Berisha u dha kohë të prishin provat. Nga ky vit kemi shpresë e besim se 21 janari do të flasë me gjuhën e ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Strasburgut nuk është rekomandues, por i detyrueshëm për tu zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare" tha Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës.

Më pas Kryeministri Edi Rama dhe familjarët u zhvendosën nga godina e kryeministrisë për të zhvilluar homazhe në Bulevardin përpara kryeministrisë, aty ku plumbat i morën jetën 4 protestuesve.

Të shumtë ishin qytetarë dhe ish protestues të 21 janarit që iu bashkuan homazheve në bulevard.

Ora 22:15
13 vjet nga vrasjet në 21 janar, ish-ministri i Jashtëm: Politikanë e propagandistë u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror

1669130282_ditmirbushati.JPG

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përkujtuar 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues para godinës së kryeministrisë. Bushati shkruan se politikanë dhe propagandistë në media u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror.

Ai shton se drejtësia e munguar për vrasjet e ndodhura rëndon edhe mbi ndërgjegjien e shoqërisë dhe thekson se nuk mjafton vetëm që magjistratët të kenë integritet por që secili të bëjë detyrën.

“21 Janari i vitit 2011 mbetet një njollë turpi në historinë e Shqipërisë. Përveçse tragjik për fatin e katër protestuesve, 21 Janari i vitit 2011, nxorri nga skutat e ndërgjegjjes njerëzore instikte primitive, ku politikanë, propagandistë e televizione kombëtare u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror, duke relativizuar jetët njerëzore të humbura, e duke tentuar përmbysjen e hierarkisë së vlerave që janë indi lidhës i çdo shoqërie.

Drejtësia e munguar peshon jo vetëm mbi familjarët e protestuesve të vrarë, por edhe mbi ndërgjegjjen tonë si shoqëri. Në mënyrë që e drejta të kërkohet edhe kundër vetë shtetit, nuk mjaftojnë veç magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar. Duhet që secili të bëjë atë që ka për detyrë të bëjë, për të kontribuar në një qeverisje më të ndershme e më të drejtë. Sepse drejtësia para së gjithash është frymë qeverisje.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj”- shkruan Bushati.

Ora 16:02
Përkujtohen sot katër Dëshmorët e Atdheut të ‘21 janarit’, Veliaj: Kujtojmë për të mos harruar!

1705244594_erionveliaj.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të diele katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Përkujtojmë sot katër Dëshmorët e Atdheut të 21 janarit. Kujtojmë për të mos harruar”.

Më 21 janar 2011,  u vranë  4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha. 

Ora 11:14
21 janari, Rama: Gjykata e Lartë të marrë vendim të drejtë nëse dosja do i kalojë SPAK-ut! Drejtësia e re s’ka më frikë nga dordolecët politikë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se shpreson që Gjykata e Lartë të marrë një vendim të drejtë më 27 shkurt, nëse dosja për 21 janarin duhet t’i kalojë SPAK-ut dhe mos ta heqë nga kurrizi i prokurorisë pa shtyllë, siç e quajti ai.

Rama tha se ky 21 janar është i veçantë. Pasi tashmë kërkesa për drejtësi për 21 janarin vjen edhe nga Gjykata e Strasburgut.

"Ky është një 21 janari i veçantë sepse sot për herë të parë që prej 13 vitesh shpresa nuk ushqehet vetëm nga brenda nesh, por edhe nga vendimi i Strasburgut dhe nga vullneti shprehur i SPAK dhe GJJKO për të goditur drejt, lart, pa duart e lidhura nga pushteti politik, dhe pa frikë nga dordolecët politikë. Ne sot nuk ka mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do vendosë me drejtësi me 27 shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 janarin nga kurrizi pa shtyllë i prokurorisë Tiranë në duart e SPAK për të hetuar cka krejt është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë, asgjë më pak. Pastaj për ta cuar rezultatin e atij hetimi në duart e gjykatës së SPAK, ku më në fund Shqipëria dhe shqiptarët do mund të shohin nën dritën e diellit ata që duhet të përgjigjen për 21 janarin. Në të gjitha rastet, e kemi ditur apo jo Mark, e kemi ditur qysh prej ditës së parë, qysh prej ditës kur u mblodhën për herë të parë me dhjetëra mijëra vetë në marshimin e heshtur të 28 janarit 2011, se 21 janari është nga ato raste në historinë e botës, kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt, por nuk harron kurrsesi që të vijë.

Dua ta ndaj në emër të familjarëve, kolegëve, familjes politike që udhëheq vendin, qoftë vullnetin si gjithmonë të palëkundër për të qëndruar krah për krah deri në ditën e gjykimit të 21 janarit, por edhe besimin e ushqyer nga një moment dramatik në këtë histori që shënon kthesë dramatike në drejtimin e duhur dhe që fatkeqësisht nuk erdhi si rezultat i forcës së brendshme të sistemit të drejtësisë, por si rezultat i forcës europiane të drejtësisë", tha Rama. 

Ora 11:11
21 janari/ Rama e familjarët, homazhe në bulevard, vendosin karafila në vendin ku u vranë protestuesit

 

Pas fjalimit në kryeministri, Rama dhe familjarët bene homazhe në Bulevard

 

Ora 11:07
21 janari/ Rama: Pikëpyetja është a duhet të përgatitemi edhe për më të keqen?

Më 27 shkurt Gjykata e Lartë vendos lidhur me kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës për të kaluar dosjen e SPAK.

Rama shpreson që Gjykata e Lartë të bëjë drejtësi dhe t'ia kalojë SPAK

“A mos vallë ishte kaq e vështirë ta bënte vetë sistemi? Pikëpyetja është a duhet të përgatitemi edhe për më të keqen, që përsëri sistemi të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga Gjykata Europiane. Prandaj 21 janari është sa nevojë për drejtësi të drejtëpërdrejtë për krim shtetëror aq dhe motiv e pasqyrë për të kuptuar më së miri cila është detyra jonë si udhëheqës e garant politik të reformës në drejtësi”

Ora 10:56
Më 27 shkurt vendos Gjykata e Lartë, Rama: Prokuroria e Tiranës pa shtyllë kurrizore, 'dosja e gjakut' t'i kalojë SPAK-ut

Në ceremoninë e përkujtimit të 21 janarit Rama pret vendimin e gjykatës së lartë më 27 shkurt 2024

Sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë për 21 janarin, në këtë rreth të pandashëm kujtese e në shoqërinë shqiptare, apo dëshirës së mbytësve të drejtësisë për 21 janarin  në politikën shqiptare e prokurorinë e Tiranës. Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e SPAK e GJKKO-së që së fundmi ka hyrë në një fazë të re kuptimplotë duke thyer në fund akullin e shtresëzuaqr prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar e drejtësisë.

Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë, 27 shkurt 2024, pak më shumë se njëmuaj prej sot do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do ti kalojë për shqyrtim SPAK për të hapur për së mbari hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut apo do të vijojë të jetë e mbyllur zoti e di sa kohë akoma në barkun e madh të prokurorisë pa shtyllë kurrizore të Tiranës”

 

 

Ora 10:47
21 janari, Xhaxhai i Aleks Nikës: Strasburgu ktheu shpresën për drejtësi, topi në fushën e SPAK! Vrasja e nipit tim dhe 3 protestuesve me urdhër nga lart

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës,kërkon drejtësi nga SPAK-u për nipin e tij të vrarë më 21 janar.

Në fjalën e tij në ceremoni përkujtuese, Mark Nika tha se vendimi i Strasburgut i ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen.

Mark Nika: Bashkë më dëshpërimin të vrasjes së pazbardhur të Aleksit, ky përvjetor i 13 vjen me një lajm të mirë, vendimi i Strasburgut, i nëntorit të vitit të kaluar, që pohon pretendimet tona. Më shumë se kaq vendimi i kësaj gjykatë demaskon hetimin farsë. Në emër të familjes Nika i shpreh falënderimet më të thella Strasburgut, na ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen. Vrasja e Aleksit dhe 3 të tjerëve lindi i zbardhur, para kamerave. Ata ishin protestues paqësor, u vranë kur protesta po shpërndahej larg hyrjes së kryeministrisë. Asgjë tjetër veç një urdhri nga lart mund të çonte në hapjen e zjarrit ndaj qytetarëve në ato kushte. Këto 13 vite kanë qenë 13 vitet e manipulimit të drejtësisë, Berisha u dha kohë të prishin provat. Nga ky vit kemi shpresë e besim se 21 janari do të flasë me gjuhën e ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Strasburgut nuk është rekomandues, por i detyrueshëm për tu zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare.  

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?