Duke folur për audio regjistrimin e 21 janarit ku u bën publike komunikimet e gardës teksa qëllohej mbi protestuesit, Arben Meçe tha në Studio Live se kemi të bëjmë me një skenar me të cilin duhet të merret SPAK dhe jo thjesht kush qëlloi.
'Në kronologji audio përgjim flet për momentin kur nisi goditja për qytetarët. Ngjarja është 1 orë e gjysëm që ka filluar protesta dhe tendenca për kapërcim rrethimi ishte por u shmang. Momenti i regjistrimi është kur dy persona ndodhen në brezin e dytë të kontakti me gardën, janë vrarë dhe dy të tjerë janë në brezin e parë. Asnjë tendencë për tu futur më brenda rrethimit. Protesta është në largim. Pse u dha urdhri po u kapërcye gardhi të qëllohet. Nuk u dha kur rrezikohej kapërcimi por në një moment, dhe pyetja pse në këtë moment. Urdhri u dha sepse personat që bënë vrasjen duhej të ishin kamufluar në një breshri armësh ndoshta në ajër.
Sapo u dha urdhri qëlloi goditja në ajër, në sfond të kamufluar vepruan ata persona që bënë vrasjen. Dhe vlera më e madhe e regjistrimit është zbërthimi i skenarit. U kamufluan. Asnjë grup i zjarrit nuk ka qëlluar mbi popull,. Ata që qëlluan mbi popull janë shumë të besuar dhe lidhje të drejtpërdrejtë. Janë dy, njëri është zbuluar dhe tjetri që është më kryesori. Hetimi tashmë nuk duhet të përqendrohet kush vrau. Por tek skenari që filloi tek protesta dhe mbaroi disa ditë pas protestës. Daljet e njëpasnjëshme të asaj kohe që vrasja është bërë nga brenda është pjesë e skenarit. Skenari që nuk u qëllua nga garda.
Dhe ai doktori që tha u qëllua nga afër është pjesë e skenarit. Është pjesë e grupit kriminal. Grupi i strukturuar kriminal përfshin vrasjen, urdhëruesin , përgatitësin, vëzhguesin, lajmëruesin dhe ai që i largon. Nuk dënohet ai që ka tërhequr këmbëzën. 21 janari duhet trajtuar në këtë logjikë. Gjëja është një akt si Strasburgu e cilësinë krim shtetëror.'
Lajmi kryesor:
Studio Live/ Arben Meçe: PD thërret militantët për destabilizim! Ja i bllokojnë rrugët 1 ditë, po pastaj?! Maliqi: Mbaroi koha e fjalëve të bukura, tani ka revoltë
G.K//ReportTv.al