Studio Live/ Arben Meçe: PD thërret militantët për destabilizim! Ja i bllokojnë rrugët 1 ditë, po pastaj?! Maliqi: Mbaroi koha e fjalëve të bukura, tani ka revoltë

4 Tetor, 18:50| Përditesimi: 4 Tetor, 19:23

  • Share

PD po bën përgatitjet për protestën e 7 tetorit, teksa ka paralajmëruar për bllokime rrugësh dhe kaos në bulevard përpara kryeministrisë. Lefter Maliqi nga Partia e Lirisë, tregoi në ‘Studio Live’ arsyet pse PD dhe opozita del në protestë.

'Për protestën e datës 7 tetor, kam qenë kritik disa herë jo vetëm në media, kam thënë se ka ikur koha e fjalëve të bukura, ka ardhur koha e revoltës. Duke zbatuar ligjet. Nuk do ketë vrasje, plagosje. Situata është dramatike, njerëzit do ngrihen për qeveri teknike. Vota blihet, shantazhohet. E provova vetë në Kuçovë. Këtu në Shqipëri bandat së bashku me patronazhistë nuk e lejojnë votën e lirë. Do zgjas shumë deri në qeveri teknike. Krerët e policisë në zgjedhjet të ndërrohen dhe të bëhen teknikë.'

Maliqi shton për Arbër Hitajn se kërkesa për qeveri teknike nuk është e njëjta si në 2017, kur Basha bëri marrëveshje me Ramën. 

'Në 2017 nuk kishte qeveri teknike, drejtorët e policisë nuk e pyesnin ministrin e brendshëm. Situata alarmante, shpopullim i madh. Drejtësia vepron me regji, skandalet e mëdhaja. Vendi ka kaluar në shthurje të madhe. Shkollat janë mbyllur, spaçatorë gjithandej. Situata alarmante. Protestë që do i lihet qytetarëve. Nuk do ketë dhunë fizike.'

Analisti Arben Meçe e shikon si një skenar të njohur, por ai nuk sheh fare mundësi për destabilizim.

'Skenar i njohur. Asgjë nuk ka ndryshe. Pamundësi për tu futur në tregun demokratik të luftës politike. Mënyra më e mirë të thërrasin militantët për të destabilizuar Shqipërinë. E vetmja mënyrë të shpëtojnë nga shpata e drejtësisë. Fare destabilizim. Kur turma ti drejtohet institucioneve shtetërore, administrata do mbroj. Kemi përvojë të këtyre që nuk kanë prodhuar gjë. Nëse do dalësh në rrugë do bllokosh rrugët? Rrugët janë të bllokuara kur ka protestë. Ja e bllokon 1 ditë, ke forcë për një javë të tërë.'

Meçe shton se këto protesta bëhen një herë në 6 muaj pasi kanë kosto.

'Këto zhvillohen çdo 6 muaj pasi ka kosto. Gjë ndryshe zjarri në parlament dhe modeli mbi të cilën duhet të frymëzohet ajo masë që të hënën pretendon mosbindje civile. Rregulli i artë për të realizuar një finale, ngrejë luftën politike gradualisht. Nuk mund të kalosh nga pllota në rrëzim qeveria.'

Ora 19:20
'Të dashur qytetarë nuk do digjet Tirana', Lefter Maliqi: S'duam të shkatërrojmë Shqipërinë! Po kërkojmë një revoltë të qëndrueshme

 

Lefter Maliqi duke folur në Studio Live bëri apel për qytetarët të dalin në protestën e 7 tetorit, duke theksuar se nuk do digjet Tirana.

'Të dashur shqiptarë nuk do digjet Tirana. Në mënyrë figurative po mundojmë të djegim këtë qeveri për të krijuar një qeveri teknike. Terrorin e ka futur kjo qeveri, që vjedh, grabit, shantazhon votuesin e lirë. Jam përplasur me forcat operacionale. Ditët e fundit, kur ne kapëm njerëz duke ndarë ndihmë, policia operacionale vinte dhe merrej me ne. Të dashur shqiptarë të shantazhuar janë dhe një pjesë e administratës që janë pjesë e kësaj qeverie. Të dashur shqiptarë nuk do ketë gjakderdhje. Rrini të qetë.

S’po kërkojmë të shkatërrojmë Shqipërinë. Po kërkojmë një revoltë të qëndrueshme në Tiranë. Pjesëmarrje ka pasur dhe në 2 mars. Por protestuesit vinin e dëgjonin fjalë të bukura dhe iknin. Përralla me mbret, vinin njerëzit dhe iknin të zhgënjyer. Duhet qëndresë. Nuk po kërkojmë asgjë. I janë hequr të drejtat e deputetëve.'

Ora 19:13
21 janari/ Meçe: Hetimi i SPAK duhet të përqendrohet tek grupi kriminal që veproi me skenar sa filloi protesta dhe mbaroi disa ditë pas saj

 

Duke folur për audio regjistrimin e 21 janarit ku u bën publike komunikimet e gardës teksa qëllohej mbi protestuesit, Arben Meçe tha në Studio Live se kemi të bëjmë me një skenar me të cilin duhet të merret SPAK dhe jo thjesht kush qëlloi.

'Në kronologji audio përgjim flet për momentin kur nisi goditja për qytetarët. Ngjarja është 1 orë e gjysëm që ka filluar protesta dhe tendenca për kapërcim rrethimi ishte por u shmang. Momenti i regjistrimi është kur dy persona ndodhen në brezin e dytë të kontakti me gardën, janë vrarë dhe dy të tjerë janë në brezin e parë. Asnjë tendencë për tu futur më brenda rrethimit. Protesta është në largim. Pse u dha urdhri po u kapërcye gardhi të qëllohet. Nuk u dha kur rrezikohej kapërcimi por në një moment, dhe pyetja pse në këtë moment. Urdhri u dha sepse personat që bënë vrasjen duhej të ishin kamufluar në një breshri armësh ndoshta në ajër.

Sapo u dha urdhri qëlloi goditja në ajër, në sfond të kamufluar vepruan ata persona që bënë vrasjen. Dhe vlera më e madhe e regjistrimit është zbërthimi i skenarit. U kamufluan. Asnjë grup i zjarrit nuk ka qëlluar mbi popull,. Ata që qëlluan mbi popull janë shumë të besuar dhe lidhje të drejtpërdrejtë. Janë dy, njëri është zbuluar dhe tjetri që është më kryesori. Hetimi tashmë nuk duhet të përqendrohet kush vrau. Por tek skenari që filloi tek protesta dhe mbaroi disa ditë pas protestës. Daljet e njëpasnjëshme të asaj kohe që vrasja është bërë nga brenda është pjesë e skenarit. Skenari që nuk u qëllua nga garda.

Dhe ai doktori që tha u qëllua nga afër është pjesë e skenarit. Është pjesë e grupit kriminal. Grupi i strukturuar kriminal përfshin vrasjen, urdhëruesin , përgatitësin, vëzhguesin, lajmëruesin  dhe ai që i largon. Nuk dënohet ai që ka tërhequr këmbëzën. 21 janari duhet trajtuar në këtë logjikë. Gjëja është një akt si Strasburgu e cilësinë krim shtetëror.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aris: 05/10/2024 05:00

    Thone se "militantet" jane banda e sprovuar e "200" krimineleve maloke te mbi Shkodres e rrethinave. Thuhet se i kane marre me qira nga Tome Doshi. Pronari. Ai pati sukses kur i perdori ne 21 Janar! Kater te vrare dhe nje qeveri diabolike ñe syte e botes i siguruan pushtetin shokut te Tomes kur u kthye non grate nega Australia ne 2001. Edi Rama. Te cilin e financoi, mbajti me dreka e darka madhe dhe verera te shtrenjta. Per Edin, jo nga Australi e SHBA por Angli e Gjermani pranon non grata Toma!

    Përgjigju
  • Iris: 05/10/2024 02:21

    Po ku ke qene tere kete kohe o L.Maliqi,o YLL na thave syte,na morri malli per gjenine tende te gjitheanshme?!

    Përgjigju
  • Linda: 04/10/2024 20:10

    Kerkoj te nxjerrin njerezit rrugeve per ti bere mish per top se Sali Berisha niperit dhe mbesat e tij i ka ne Amerik,Gjermani,Suedi Likja femijet i ka ne Angli dhe kerkojn nga populli te dalin!A kane bese keta grabitqar a kane bese keta burracak????

    Përgjigju
  • asolingo: 04/10/2024 19:53

    Nuk e kuptoj pse rri duarkryq drejtesia,kjo eshte nxitje per lufte civile dhe pike.Qeveri teknike krijohet kur grevat jane ne menyre te vazhdueshme nga vete populli dhe jo nga parti politike dhe tjetra qeveri teknike nuk krijohet kur ka max 50 demostrues(nga keta 45 militanta PD LSI).KU ESHTE DREJTESIA.MJAFT ME ME SHKATERRIME.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 04/10/2024 19:32

    O çfar tmerri kapterri Lefter Kaliqi politikan imagjinoni se çfar niveli ka politika me politikan si Lefter Flliqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?