21 janari/ Zef Brozi për Report Tv: Ndëshkimi Berishës, shërbim i madh për vendin, sot krenohet me vrasjet! Basha të bashkëpunojë me drejtësinë

22 Janar 2023, 16:52| Përditesimi: 23 Janar 2023, 07:50

  • Share

Ndëshkimi i Sali Berishës si arkitekt i krimit shtetëror të 21 janarit është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit. Ky ishte apeli i fortë që  Zef Brozit, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në një intervistë për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Brozin qytetarët shqiptarë frikësohen për të ardhmen e tyre nëse nuk ndëshkohen të gjitha këto krime të Berishës.

“Ndëshkimi i arkitektit të krimit të 21 janarit është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet të tashmes dhe të ardhshmes së Shqipërisë. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të frikësohen për të ardhmen e tyre nëse nuk ndëshkohen të gjitha këto krime.  Nëse kjo çështje nuk çohet deri në fund atëherë reforma në drejtësi ka dështuar. Dua të shpreh dhimbjen time për 4 dëshmorët e demokracisë që humbën jetën nga një akt terrorist shtetëror i planifikuar nga ish-kryeministri i vendit”, tha Zef Brozi në bisedën me gazetarin e Report Tv Emiljano Islami.

Për zbardhjen e kësaj çështjeje Zef Brozi kishte një apel për Lulzim Bashën, të cilit i bëri thirrje që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë gjithçka.

“Dua t’i bëj apel ish-komandantit të Gardës të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të thotë të vërtetën. Edhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën. Ai e di shumë mirë çka ndodhur. Shqiptarët e dinë të vërtetën por në qoftë se Prokurorisë i duhen ende prova Lulzim Basha ta zbardhë ngjarjen”, tha Brozi.

Ai u shpreh i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë që nuk kanë bërë asgjë për të vendosur prapa hekurave përgjegjësit e vërtetë. Sipas tij provat kanë qenë aty dhe është e pajustifikueshme mosveprimi.

“Jam i zhgënjyer me prokurorinë dhe gjyqësorin në këto 12 vite që nuk janë vënë para drejtësisë urdhëruesit e vërtetë të atyre vrasjeve. Edhe pa qenë jurist mjafton të shikoni ato që media dhe shtypi atë ditë, falë heroizmit të gazetarëve që fiksuan të vërtetën. Ishte meritë e medias që u publikua e vërteta. Pa median e vërteta nuk do të dilte kurrë në shesh. Prokuroria i ka pasur të gjitha provat për të marrë të pandehur ish-Kryeministrin, ish drejtuesit e lartë të shtetit”, vijoi ai.

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit duke e akuzuar Berishës se ka larë disa herë Shqipërinë me gjak thotë se të gjitha atë prokurorë që ndihën nën presion nga ish-Kryeministri do të duhet ta lënë atë vend që nuk është për frikacakë.

“Një ish-Kryeministër, një ish-President që e ka larë me gjak Shqipërinë pse nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Kjo dëshmon se prokuroria dhe gjyqësorë janë gardianë të këtij arkitekti të krimeve të paimagjinueshme. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të justifikohen me presione, nuk mund ta bësh atë mision nëse je frikacak. Le të ikën nga ajo puna dhe të bëhen avokatët e Saliut kur ai të jetë nën akuzë dhe kanë shansin të bëhen milionerë.  Pse prokuroria, SPAK dhe BKH nuk e kanë hapur ende 21 janarin. Të gjitha provat i kanë. Edhe vetë ai i ka pranuar, janë publike provat. Prokurorët e SPAK nuk janë aty vetëm për të marrë privilegjet. Nëse duan të jenë të pavarur e kanë mundësinë, ligji ua jep. Kanë mbështetjen e madhe të BE dhe SHBA. Përshëndes ambasadoren amerikane që po bën një punë të jashtëzakonshme. Ata do të marrin respekt kur të hetojnë krimet më të rënda në vend”, apeloi Zef Brozi.

“Nëse prokurorët dhe gjyqtarët shkojnë në atë pozicion thjesht për të marrë urdhra dhe për të dhënë thjesht firmat, ky është dëmi më i madh që i bëhet perspektivës evropiane të Shqipërisë. Ata janë aty për të zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa marrë parasysh pozitën shtetërore apo edhe politike”, vijoi ai.

Edhe një herë Brozi tha se SPAK duhet të japë përgjigje pse kjo çështje nuk është hapur.

“Pse nuk po e realizojnë misionin e tyre? Pse po e mbrojnë korrupsionin? Pse po mbrojnë ish-kryeministrat dhe ish-presidentë. Ish-Kryeministri i mashtrimeve mund të vijë në pushtet? Unë po ia them shqiptarëve se ai kurrë nuk do të vijë në pushtet por shpresoj që shumë shpejt të shkojë para drejtësisë”, tha ai.

Zef Brozi në intervistën për Report Tv e kishte edhe një mesazh për Qeverinë dhe mazhorancën aktuale.

“Po drejtuesit e institucioneve që kanë bërë deri tani për të mbledhur prova të tjera? Çfarë kanë bërë ata? Nuk di të kenë bërë atë që i kanë premtuar familjarëve dhe Shqipërisë se kur të vijnë në shtëpi autorët e vërtetë. Autori i vërtetë dhe projektuesi i 21 janarit në 2011 është ende në politike dhe mund të bëje ende shkatërrim, siç bëri me shtëpinë e vet në Selinë e PD më 8 janar 2022. Ai krenohet me vrasjet. Ai thotë se jo vetëm katër por mund të vriste edhe 30. Kjo do të mjaftonte në çdo vend që ai të merrej i pandehur. Provat janë të gjitha aty”, tha ai.

Ora 17:11
‘Gërdeci’, Brozi për Report Tv: Mediu duhet të nxjerrë bosët e tij, SPAK të hetojë korrupsionin që çoi në vdekjen e 26 vetëve

 

Në intervistën e dhënë për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zef Brozi, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri u pyet edhe për vijimin e çështjen ndaj Fatmir Mediut në SPAK për shpërthimin e Gërdecit.

Brozi tha se Fatmir Mediu duhet të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të rrëfejë përgjegjësit e vërtetë të akti të rëndë korrupsioni që çoi në humbjen e 26 jetë të pafajshme.

“Mediu të flasë, të bashkëpunojë me drejtësinë, të zbardhë atë akt korrupsioni të pashembullt që i mori jetën 26 vetëve dhe shkatërroi jetën e mijëra të tjerë. Ai të tregojë të gjithë të implikuarit, që ishin edhe ‘bosët’ e tij në këtë çështje”, tha ai.

Megjithatë për Brozin SPAK ende nuk ka shkuar te thelbi, për shkakun.

“Si u arrit deri te kjo ngjarje? Dhe shkak ishte korrupsioni i nivelit më të lartë shtetëror.  Kam dëgjuar që po flitet se janë parashkruar shumë krime. Parlamenti të bëjë sa më parë ndryshimin që korrupsioni zyrtarëve më të lartë të mos parashkruhet kurrë. Politikanët mbrojnë njëri-tjetrin. Ato kështu do t’i gëzojnë të mirat e marra prej korrupsionit. Parashkrimi është për ndjekjen penale por dëmi civil mund të ndiqet në çdo kohë. Të hetohen për pasurinë dhe t’u merret pasuria. Ajo nuk parashkruhet asnjëherë”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv Zef Brozi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/01/2023 02:37

    Z.Brozi,te filmi /Gjyqi i Nurenmbergut/,nje gjykates nazist i denuar me burgim te perjetshem,por i penduar,i thote gjykatesit amerikan perafersisht, se po t'a dinte se cfare do te ndodhte ne Gjermani,do te kishte vepruar ndryshe.Gjykatesi amerikan pak me cinizem e pak me ironi i thote se ai e dinte qe ne momentin qe denoi nje te pafajshem.Z.Brozi,e thashe kete paranteze e nxitur nga fjalet tuaja.Ju u larguat nga drejtesia ne 1995,Berisha ishte ne pushtet qe nga 90'.Plot 5 vjet te konsolidonte pushtetin e tij pa kundershtare,pa guxuar askush t'a ndalonte.Ku ishit ju ne keto 5 vjet?! Dhe se dyti, kur thoni qe drejtesia e re s'ka vend per frikacake.Atyre //frikacakeve// nuk dua t'ju bej avokatin,por ata nuk kane nje ambasade te gatshme t'i largoje nga vendi sic ju shpetuan juve.Perse nuk qendruat dhe t'a luftonit Berishen ne Shqiperi?!

    Përgjigju
    • A. N.: 23/01/2023 09:09

      Iris e the bukur por kujt t'ia thuash :) Mua personalisht nuk me ben me pershtypje kur lexoj artikuj te tilla pasi kemi qene dhe jemi i njejti popull qe per interes kemi shitur/tradhetuar cdo ideal apo person perreth nesh.

    • Linda: 23/01/2023 09:03

      Para pak minutash shkruajta nje mesazh, shpresoj te publikohet.

    • Linda: 23/01/2023 08:41

      Bravo Iris per komentin. Ky Z. Brozi jo vetem se nuk beri asgje per zhvillimin e sistemit te drejtesise ne ate kohe, por mund te jete bashkefajtor per mbushjen e gjykatave me gjyqtar 6 mujor(totalisht partiak dhe te paafte) dhe menjanimin e nje armate te re juristesh qe do te dilnin nga shkolla e jurisprudences, pasi u nderruan sistemet. Per mendimin tim Z. Brozi eshte njeri shume i vogel, se kur ju prishen interesat personale dhe u largua nga vendi, filloi te bente moral se si duhet te funksiononte sistemi i drejtesise. P:S Me SPAKUN jam totalisht e pakenaqur, aty vetem gjyqtare te huaj europiane dhe amerikane mund ta cojne drejtesine ne vend.

  • Emigranti: 22/01/2023 18:26

    Ka te drejte zoti Brozi! Nuk mund te luftohet korrupsioni dhe krimi nga prokurore qe kercenohen e tremben nga Berisha e Meta e te tjere zyrtare te larte si keta. Prokuror ishte i ndjeri Xhevat Hana, eshte Ina Rama e ka dhe te tjere por jo prokuroret e SPAKUT qe edhe kur u dalin perpara emra si Arben Hmetaj i anashkalojne faktet e mbyllin syte perpara tyre.Pa le me pastaj kur shohin emra si peshkaqenet Berisha e spiuni Meta-j. Altin Dumani,nese do qe ti ngrere emrin ketij organi duhet pa nje pa dy te hape dojen e 21 janarit dhe t'ia ngarkoje prokurorit me te besuar qe mund te kete ky organ.Ne te kundert ne kete vend s'ka per tu bere kurre drejtesi dhe drejtesia shqiptare do te jete thjesht nje shtojce e skuadriljeve te vdekjes se Sali Berishes! Dhe se dyti, partia Socialiste dhe Edi Rama,nese e nenkuptojne luften kunder krimit e korrupsionit ne nivelet e larta te politikes,menjehere duhet te nderhyjne ne kushtetute dhe te eleminojne dritaret qe lejojne parashkrimin e krimeve te tilla. Si ka mundesi te vrasesh ne bulevard apo te hedhesh ne ere nje fshat te tere si me 26 te vraret ne Gerdec apo te grabitesh thesarin e shtetit e te parashkruhet krimi sepse dikush ka vene nen komanden e tij prokurorine e gjykatat e korruptuara shqiptare? Ku ndodh kjo ne ndonje vend tjeter te botes,pervec Shqiperise ,cifligut te kriminelit gjakftohte e te lindur Berisha e nnkomandantit te tij te deklaruar spiun kohet e fundit,Meta-j?Ato nuk duhet te parashkruhen kurre dhe pasurite e nenpunesve te larte te shtetit e te politikaneve ti kalojne shtetit ne raste te tilla.Kjo eshte dhe deshira e mbi 90 % te shqiptareve.

    Përgjigju
    • Ashtu po si: 22/01/2023 22:33

      Prokuror ishte edhe Zamir Shtylla! Sa bukur i ka djegur dosjet me afate per Bashen apo Mediun! Ore po mire a nuk e di qe nje si A.Ahmetaj nenkupton qe kreu i meduzes eshte Rama???

  • nona: 22/01/2023 18:18

    ke te drejte o zef brozi,,,saliu eshte krimineli me i madh shqiptar pas enver hoxhes....

    Përgjigju
  • Une: 22/01/2023 18:04

    Berishen kisha me e var me koke poshte… ja kisha me pre koken ta shetisje ne gjithe vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?