‘Gërdeci’, Brozi për Report Tv: Mediu duhet të nxjerrë bosët e tij, SPAK të hetojë korrupsionin që çoi në vdekjen e 26 vetëve

22 Janar 2023, 17:11| Përditesimi: 22 Janar 2023, 17:34

  • Share

 

Në intervistën e dhënë për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zef Brozi, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri u pyet edhe për vijimin e çështjen ndaj Fatmir Mediut në SPAK për shpërthimin e Gërdecit.

Brozi tha se Fatmir Mediu duhet të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të rrëfejë përgjegjësit e vërtetë të akti të rëndë korrupsioni që çoi në humbjen e 26 jetë të pafajshme.

“Mediu të flasë, të bashkëpunojë me drejtësinë, të zbardhë atë akt korrupsioni të pashembullt që i mori jetën 26 vetëve dhe shkatërroi jetën e mijëra të tjerë. Ai të tregojë të gjithë të implikuarit, që ishin edhe ‘bosët’ e tij në këtë çështje”, tha ai.

Megjithatë për Brozin SPAK ende nuk ka shkuar te thelbi, për shkakun.

“Si u arrit deri te kjo ngjarje? Dhe shkak ishte korrupsioni i nivelit më të lartë shtetëror.  Kam dëgjuar që po flitet se janë parashkruar shumë krime. Parlamenti të bëjë sa më parë ndryshimin që korrupsioni zyrtarëve më të lartë të mos parashkruhet kurrë. Politikanët mbrojnë njëri-tjetrin. Ato kështu do t’i gëzojnë të mirat e marra prej korrupsionit. Parashkrimi është për ndjekjen penale por dëmi civil mund të ndiqet në çdo kohë. Të hetohen për pasurinë dhe t’u merret pasuria. Ajo nuk parashkruhet asnjëherë”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv Zef Brozi.


Lajmi kryesor:

21 janari/ Zef Brozi për Report Tv: Ndëshkimi Berishës, shërbim i madh për vendin, sot krenohet me vrasjet! Basha të bashkëpunojë me drejtësinë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?