21 plumba mbi vëllezërit Bilali, Astriti qëlloi 10 herë autorët, por s’ia doli

1 Prill 2019, 20:30| Përditesimi: 1 Prill 2019, 21:08

  • Share

Vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali në Shkodër vijon të mos ketë asnjë autor të arrestuar. Gjatë kësaj të hënë policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë zhvilluar një analizë, ku kanë administruar një sërë provash materiale në vendngjarje dhe jo vetëm. Gjatë analizës është dalë në përfundimin se në vrasjen e Astrit dhe Brahim Bilalit, janë përdorur tre armë, ku njëra prej tyre një pistoletë ka qënë e viktimës Astrit Bilalit, i cili sipas burimeve të prokurorisë ka qëlluar plot 10 herë në drejtim të autorëve të vrasjes por pa mundur të shënjestrojë asnjërin prej tyre.

Kjo për shkak se Astrit Bilali ka qënë i plagosur dhe nuk ka qënë në gjendje për të reaguar shpejt dhe saktë. Ndërkohë dy armë të tjera të tipit kallashnikov kanë qenë të autorëve të krimit, të cilët sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë së Shkodrës, kanë qëlluar plot 21 herë në drejtim të dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.  Makina tip “Benz” me targa AA 369 RV, e cila është përdorur nga autorët e vrasjes rezulton të jetë e vjedhur.

Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se automjeti që është përdorur në vrasje ishte i vjedhur në Shkodër dy muaj më parë. Ky automjet ishte kallëzuar në polici nga pronari në muajin Janar 2019, por policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e makinës. Mjeti është gjendur ditën e djeshme i djegur në një rrugicë të lagjes në Shkodrës dhe me këtë mjet autorët janë larguar sapo kanë ekzekutuar dy vëllezërit Bilali. Më shpresën e gjetjes të ndonjë prove ekspertët e policisë kriminale kanë bërë kqyrjen e makinës, por deri tanimë ende nuk dihet nëse janë gjendur të dhëna që i shërbejnë hetimit. Gjatë analizimit të kësaj vrasje hetuesit thonë se autorët kanë përdorur të njëjtë skemë që për ta ka rezultuar e suksesshme, duke përdorur makinë të vjedhur, automatikë dhe më pas kanë djegur mjetin duke lënë në vendgjarje shumë pak prova.

Një skemë e tillë ka qënë efikase për shumë atentate në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë, ku pjesa më e madhe e ngjarjeve është e pazbuluar nga policia dhe prokuroria. Vrasja e dy vëllezërve ka tërhequr të gjithë vëmëndjen e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, ndërkohë çështja po hetohet nga tre prokurorë të Prokurorisë së Shkodër, të cilët po bashkëpunojnë me 10 oficerë të policisë me qëllim zbardhjen e autorëve të krimit të rëndë. Kjo ngjarje e përsëritur në Shkodër, solli njëherësh dhe shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Shkodër Vehbi Bushati, i cili u zëvendësia menjëherë nga një drejtues i lartë policie Niko Brahimaj. 

Komento

Komente

  • Ardjani: 04/04/2019 23:43

    O marsel spijuni mas menda se ke me kalu klasen je i vdekun i din tana bilalt bane gadi nji arkivol argjentit

    Përgjigju
  • Reshiti: 02/04/2019 21:19

    EDHE ASMER BILALI FALET 5 VAKTET ME SA E NJOF E KAM DEGJU DJALOSH I MIRE NUK DI TE KETE PERDHUNU KEND GJITHKUSH KA MENDIMIN E VET GJITHE KETO VRASJE ISHIN TE TEPERTA PA PERJASHTIM JANE DJEM NANASH FAMILJARE FUNDI DALT HAJR KA THANE GJERGJ MULLAGA ME NISE PUSHKEN ASHTE KOLLAJ PO SI PERFUNDON NUK DIHET KA HI PUSHKA KEQ MES SHKODRANSH TANE QYTETARE TANE SHOKE E MIQ TE NGUSHTE MES VETI DIKUR SOT HASEM ZOTI E BAFTE MIRE

    Përgjigju
    • O kirasi: 03/04/2019 12:30

      Kekan diftu te trash si asmeri edhe behari se ishte dasht me vepru nrysh , mi vra ne buk edhe mren shpi.kshtu e lypin lict nrysh jo.

    • Kirasi: 03/04/2019 10:47

      Po tash e din tan shkodra se lict jam pre nbese.nji dite para se mu vra bardhi kan ken asmer e behari tu hanger buk ne shpi te lict.po kja asht poshtersi skan qit pushk burrash ata.

    • Per reshitin: 03/04/2019 09:07

      O resho po ne numer te drejtperdrejt kush jan me shum lict apo bajrt po dikur kan shkuar me njeri tjetrin kta pal te dyja???

    • Per nardin: 03/04/2019 05:15

      Po mar sakol po vec ty e nipin tand ju bajn pabesi ju jeni bura te nershem , pernjat flasin tan shkodra "mir" per ju.

    • O nardi: 02/04/2019 23:15

      Pse ky e ka vra Bardh licin? Po si ka mundësi kur ti thu që ky ka pas nejt me Ibrahim licin. Per çfarë arsye e ka bo kte kur i paska pas shokë. Ky asmeri mbahet për i fortë në Shkodër apo është shërbëtori bajrave?

    • Nardi: 02/04/2019 22:01

      Nuk asht edhe aq djal i mire perderisa vravi bardh licin tu hamger buk perdit me nipat e bardhit e tu fjet nshpi tyne si mshpi tvet.ky e shiti ibrahim licin e lul kullen te behar bajri.ky ishte personi qe mxiti nji luft mes dy fiseve

  • Pyetsi: 02/04/2019 19:42

    Po lict ca jan me origjin dukagjinas?? Apo jo ska lidhje thjesht shkodran

    Përgjigju
    • Per taten: 02/04/2019 23:17

      Po si ka mundësi kur janë besimtarë që i falin 5 vaktet të bëjnë vrasje? Nk merren me drogë këta? Gjith ajo pasuri si è kanë vënë se të jesh besimtar i devotshëm nk vret e as nk mëresh me pisllëqe. Jetën e ka dhënë zoti e ta merr veç zoti.

    • Per taten: 02/04/2019 21:54

      Po ne fier kan miqt lict ?

    • Tata: 02/04/2019 20:28

      Lict kan tpakten 150 vjet nkiras ne rrugicen e karajfilafe kur fillunen prb e tynve qe ja vranen vdhan past rahmet zanin ata u zhvendosen ne periferi tlagjes ku jetojn edhe sot edhe jan familje e nderume,sokoli e ibrahimi falin 5 vaktet e jan besimtar te drejt trima qe veq shofin punen e vet ka lezet me ndejt me ta kavaljera e burra ndershem jo tpabes e drogagji dhe perdhunusa te neveritshem si puna asmer bilalit e bajrave qe i ka rand tan shkodra.

  • Reshiti: 02/04/2019 15:57

    DUGAGJINSIT JA VRANE TATS E SOKOLIT VLLAUN NE VITIN 1992 ISHTE ROJE E JA COPTUNE ME THIKA ZAN LICI RAHMET PAST 4 VET IKEN PER TE JU GRIVI TATA E SOKOLI JA MOREN GJAKUN SI BURRAT E DRIDHEN SHKODREN VEQ VRANE KOT TE NDJERIN ISH BOKSIERIN KOLEC ASHIKUN PO PER TJERE I NJEF MIRE DUGAGJINI KUSH ASHT SOKOL LICI MYSLYMAN QE KA SHKU EDHE NE MEKE FALEET 5 VAKTE DHANDERRIN KRIMINEL LUL KULLEN I KA RA MOHIT KA VITE SI NUK I FLET TAT LICI SOKOL LICI JANE TRIMA QE NE KOH ENVER HOXHS JO SOT SI A BA TRIM GJITHKUSH

    Përgjigju
    • Flak: 11/04/2020 13:05

      Kta si thojn, dukagjinsit kshu e ashu, me rrespektin e duhun per tan shkodren, shkoni bini n qaf, se familja n vorr i qihet ma t mirit! Me i ra kujt n qaf ata, hak e ka kush s rrin urt, plumin historikisht! Dukagjinsit kan derdh gjakun e tyne n shkoder, jo se kan ken frikacak, por se s kan pas frik ken, kan fol personalisht, e kur a kthy shpina, kta t fortit me emer (KURVAT) i kan vra... Rrespekte per M.K si ka marr gjak qysh 14 vjec, per tjer s kam ni fjal t mira! Ps: kush asht familja ma e fort n shkoder sot? Me fam e pa fam me i llogarit! Dukagjinsit shkoji si mik, e t mirpret, shko si armik, e shkon n pill t nans ksheju, se s t falin....

    • SHKODRANT STA FALIN: 04/04/2019 13:19

      te FORTIT E SHKODRES kan ken tjer qe jan majt edhe qysh ne kohen e komunizmit qe jan njoft tan veriun e kan ba ligjin ne xhdo zone qe shkoshin si puna e. FERIT BAJRI, ARTUR ALIBALI, PAT KATICA. I pari FERIT BAJRI djali ma i fort dhe trim te shkodres qe asht majt qysh ne kohen e komunizmit , qe i rrate tan njerzit e xhdo lloj rrace i delte para, ishte nerr djem ma te fort te veriut paulin radovani e ka majt si bodigardin kryesor qe kur i nollte naj problem e kishte FERITIN qe ja myllte ne sekonda . Artur Alibali edhe aj po qe asht ishte ner te fortet e shkodres djal 2 metra dhe kush i bite ne qash ja kallxonte mir dhe ishte i njofton ne tan shqipnin. PAT KATICA ishte edhe ai shum i fort dhe trim. Shoku DJEM SHKODRAN jan majt historikisht si djem ma t shkathte e trima te tan shipnis, mas harro qe malsoret dhe fshatarret kur erdhi sali berisha qe hapi armet i banite fort se kur ishin pa arm ne komunizem rrinin si leprat e servila ata qe i din se kush jan trimat e vertet nuk i harron kohen, as sot shkodrant nuk pysin per to, se ata jan 0 . JENA DJEM SHKODRAN NA XHDO LLOJ HASMIT I DALIM FITOR

    • Per romin: 02/04/2019 18:10

      Dukagjinasit Jan te pabes e kurre nuk Jan majt per grima , prej sokolit mirit te hamdise e bajrave dukagjinasit kane nxjerr gjak historikisht , nuk I ka pyet kush ne shkoder njerez ordinere qe Kan perdhunu motrat e tyne Jane dugagjinasit

    • Romi: 02/04/2019 16:52

      O reshit po ky sokol lici eshte me i forti i shkodres apo jo.po ne dukagjin ja kan friken ketij apo ke dhe te tjere dukagjini qe nk pysin per fisin lici.po te pyes ty se i njifke mire.por nje mysliman i devotshem e qe shkon ne Meke nk ben vrasje dhe merret me vrasje.

    • fieri: 02/04/2019 16:06

      Po dhe kta lict qenkan der ne gryk ne hasmeri pse u paskan vra dhe nj vlla ne 92?

  • Paqo: 02/04/2019 15:49

    A ka pas gisht asmerin ne vrasjen e kujtim vajushit

    Përgjigju
    • Per paqon: 12/05/2019 15:51

      Po c nevoje me e vra Asmeri tu ken Bardhi me Ibrahimin Lict jan tuj u fundos e po mundohen me ja vesh asmerit vrasjet e tyne

  • Dukagjinas: 02/04/2019 10:09

    Ne qoftese e ka vra ne pabesi e ka msu sokoli se me te ka ndjej ne at koh.

    Përgjigju
    • per dugagjinas: 02/04/2019 10:39

      kenke kirasjan mas je njaj qe i ke nis popaqin ti.po can ka lidhje cesku me kennd tjeter veq me titin ka pas sherr car kurmemajsh skan lidhje po ju bani asmeri tanve intrigagji si vedin

  • Shkodra city: 01/04/2019 20:56

    Po ky bilali sikur ishte qytetar i ndershem.cne tani qe doli qe paska qelluar.edhe dicka tjeter.ka gje gisht kjo familja bilali ne vrasjen e nje personi qe quhej Çesk Leka?

    Përgjigju
    • Andi: 02/04/2019 09:44

      Cesku a ka Ken shok me kurtmemen Apo vojusht ?

    • per andin: 02/04/2019 08:46

      Jan pajtua qe me e vra ma kollaj se ba mas me I pas pi kafet I kishte marr para cesku kta bilalt po npabesi e kan vra

    • Ana: 01/04/2019 23:16

      Po ka qellu o djal per vetembrojtje. Pse te ishe ne vendin e tij ti cdo beje?

    • Andi: 01/04/2019 23:01

      Po me qe asht pajtu pse e Kan vra ?? Jeni tu ja fut ifije si kot muhabetit

    • per shkodra city: 01/04/2019 21:33

      po asht vra nga asmer bilali ngase cesku ka pas plagos Astrit bilalin die i ka marre disa stalla kuajsh me dhune.kam pajtu i kam pi Käfer cesku jau ka kthy mramsht stadhal e kuajve por mbas dusa viteve e kam vra

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?