Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmet e 11 shtatorit duke thënë se nderojnë të gjithë ata që humbën e dhanë jetën në sulmet terroriste. Teksa i referohet sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, thotë se na kujtojnë se siguria kombëtare është përparësi.
“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë.
Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë”, tha Begaj.
Postimin e Begajt e ka rishpërndarë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
“Faleminderit Presidenti Bajram Begaj. Amerika nuk do ta harrojë kurrë besnikërinë dhe solidaritetin e njerëzve të Shqipërisë në kohë ndihme. Ne do të jemi më të fortë së bashku”, shkroi Kim.
Lajmi kryesor: