23-vjeçarja denoncon bashkëmoshatarin në Vlorë: Më përndjek dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale materiale me përmbajtje të papërshtatshme

28 Janar, 12:28| Përditesimi: 28 Janar, 14:32

  • Share

Ndaj një 23-vjeçari ka nisur hetimi në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë.

E reja ka kallëzuar në policinë e Vlorës se 23-vjeçari I. Ç., banues në Tiranë, i ka shpërndarë materiale me përmbajtje të papërshtatshme, në rrjete sociale, si dhe se e përndjek në këto platforma.

Ndaj rastit policia ka nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen.

Po ashtu, Policia e Vlorës njofton se u shpall në kërkim D. M., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?