Presidenti Bajram Begaj

Bota

24 vite nga sulmet e 11 shtatorit, Presidenti Begaj: Shqipëria solidarizohet me SHBA, e vendosur kundër çdo forme dhune

11 Shtator, 09:51| Përditesimi: 11 Shtator, 09:54

  • Share

1757577159_presidentibajrambegaj.png

Presidenti Bajram Begaj reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara,” shkroi kreu i shtetit.

Presidenti Begaj nënvizon se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Në ngjarjet e 11 shtatorit 2001 në SHBA, u vranë 2977 persona gjatë një sulmi terrorist të Al-Qaeda, ku 19 terroristë morën peng 4 avionë dhe u përplasën në kullat binjake.


Lajmi kryesor:

Rreth 3 mijë persona humbën jetën, 24 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Kullave Binjake në SHBA


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?