Më 11 shtator 2001, bota u trondit nga një prej sulmeve më të tmerrshme terroriste, kur dy avionë të rrëmbyer nga Al Qaeda goditën Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në SHBA, duke shkaktuar 2.752 viktima.
Sulmi terrorist ndaj Kullave Binjake u krye nga një grup prej 19 terroristë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Në mëngjesin e 11 shtatorit 2001, 19 terroristët morën kontrollin e katër avionëve që udhëtonin drejt Kalifornisë. Rrëmbyesit fluturuan me dy Boeing 767 në Kullat Veriore dhe Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Avioni i parë, Fluturimi 11 i American Airlines, u rrëzua në Kullën Veriore, midis katit të 93-të dhe të 99-të, në orën 8:46 të mëngjesit. I dyti, Fluturimi 175 i United Airlines, goditi Kullën Jugore, midis katit të 78-të dhe të 84-të, në orën 9:03 të mëngjesit, duke bërë që rrokaqielli të merrte flakë.
Në orën 10:28 të mëngjesit, ndërtesa e parë që u godit gjithashtu u shemb. Aeroplani i tretë, Fluturimi 77 i American Airlines, u përplas në Pentagon. Avioni i katërt, Fluturimi 93 i United Airlines, të cilin terroristët kishin ndërmend ta përdornin për të sulmuar Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë në Uashington, u rrëzua pranë Shanksville, Pensilvani. Regjistrimet nga kutitë e zeza zbuluan se pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u përpoqën, por nuk patën sukses, të rifitonin kontrollin e avionit.
Sulmet terroriste mbeten një nga ngjarjet më traumatike jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por mbarë botën. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga ShBA-të kundër terrorizmit.
Presidenti Bajram Begaj reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara,” shkroi kreu i shtetit.
Presidenti Begaj nënvizon se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Në ngjarjet e 11 shtatorit 2001 në SHBA, u vranë 2977 persona gjatë një sulmi terrorist të Al-Qaeda, ku 19 terroristë morën peng 4 avionë dhe u përplasën në kullat binjake.
Komente
