Kronikë

24 vjeçarja u hodh nga kati i 3 i vilës dhe ndërroi jetë, flasin fqinjët: Nuk ka pasur konflikte me burrin, kanë një djalë

7 Korrik 2021, 11:01| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 11:28

  • Share

Të afërm të familjes Gjini në Durrës, në të cilën Anisa Gjini 24 vjeçe i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, thonë se nuk kanë pasur dijeni për konflikte të çiftit të ri.

Ata kishin 1 fëmijë, bëjnë të ditur të afërmit. Ata thonë se janë njoftuar pas ngjarjes dhe kanë shkuar të kryejnë ritet. Një fqinje e tyre ngjitur me banesë rrëfen se ka qenë burri i saj që ka dëgjuar zhurmën kur trupi i të ndjerës është përplasur përtokë. Nuk kam pasur dijeni për konflikte të çiftit.

“Isha në gjumë, e dëgjoi burri kur ra dhe më tha hadje, kur shkova e kishte çuar burri i saj në spital. Zënka mes tyre nuk kam dëgjuar. Punon në ndërtim burri, kurse ajo te fabrika e këpucëve. Një djalë kanë”, tha fqinja.

“E kam njohur për njeri të mirë, kur erdhëm kishte mbaruar çdo gjë. Kanë shkuar shumë mirë. Kanë një fëmijë”, tha një tjetër.


Lajmi kryesor:

Vdes 24-vjeçarja në Durrës, u hodh nga ballkoni i vilës pas sherrit me burrin, arrestohet 31-vjeçari! Fqinjët: S'kishin konflikte, punonin në ndërtim e rrobaqepësi


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?