TIRANË- Në ditën e çlirimit të Kosovës, dita më e rëndësishme për popullin shqiptar kur iu dha fund pushtimeve, kryeministri Edi Rama ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Albin Kurtin. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideron këtë si një ditë në të cilën duhet reflektuar thellë për rrugën në të cilën po merr Kosova, pas situatës së tensionuar në veri.
Kreu i qeverisë thekson se sot nuk do të kishte Republikë të Kosovës, pa mbështetjen e madhe që i kanë aleatët strategjikë të shqiptarëve. E prandaj, Rama i kërkon Kurtit që të dalë nga ky qorrsokak që e ka futur Kosovën vetëm me dialog duke u ulur në tryezën e diskutimeve me Serbinë me ide konkrete dhe jo duke përdorur forcën e policisë.
“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!
Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve”, shkruan Rama.
Çlirimi i Kosovës
24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.
Ja dhe charslliku i rralles i Rames. Hik merru me drafstatute sekrete o derdimen!
PërgjigjuPolitikanet e korruptuar ne Tirane@Prishtine presin ti bien ko*et dashit si puna e dhelpres duke e ndjekur nga pas....te shkretat dhelpra e shohin enderr edhe ne gjume,flasin e çnuk flasin,mbjellin e korrin jermas e mos me keq,bejne politike "te madhe" ballkanike,europiane e anglo-amerikane e po deshet edhe anglo saksone,paguajne nen dore gazetare e portale brenda e jashte Shqiperise vetem e vetem te nxijne e hedhin balte mbi floririn e zgjedhur nga populli i Kosoves qe ta rrezojne si nje here e nje kohe me pederastin riçardGrenell@hashim Persheshin dhe komunistin e millosheviqit Isa Mustafa hajdutin e Fondit "VENDLINDJA THERRET"
Përgjigjukjo situate duhet te mare fund dhe kjo arrihet vetem me bashkebisedim
Përgjigjukonfliktet nuk zgjidhen pa diskutime dhe mirekuptim
PërgjigjuNATO, sdo kishte Kosove?!! Nuk e kuptoj si mund te shprehesh ne kete mentee? Strohen shum pyetje nlidhje me hapesiren mentale t juaj zt kryemi.! Kosova ka kaluar shum e shum krajla, dhe flasim edhe shqip, jo sllav apo anadollak ortodoks, karpash! Turp!!!
PërgjigjuTe dyja keto shtete duhet te ulen dhe te bashkebisedojne
PërgjigjuNje ceshtje qe ka prekur te gjithe rajonin dhe duhet te zgjidhet sa me shpejt
PërgjigjuShpresojme qe te marre fund sa me pare kjo ceshtje
PërgjigjuShpresojm qe tensionet midis dy vendeve te shuhen nie here e pergjithmone
PërgjigjuPa uçk se nato ska ba asgja. Ne skeni opozite se sdo ishe aty ku je.
PërgjigjuO filo serb si baba jot
PërgjigjuPo Tom Doshi cfare mendon?
Përgjigju