‘25 milion njerëz çdo vit sëmuren me kancer dhe 11 milion vdesin, kimioterapia dënim me vdekje për pacientin’, Altin Joka: Ndryshoni stil jetese, shpëtoni veten!

5 Prill 2023, 16:11| Përditesimi: 5 Prill 2023, 16:18

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, në Report TV me moderatore Androniki Kolka, ishte specialisti i mjekësise holistike dhe nutricionisti Altin Joka, i cili foli për origjinën, trajtimet dhe ushqimet që duhet të marrë një person i sëmurë me kancer.

“Kanceri është 5 deri 10 përqind gjenetik nga paraardhësit tanë dhe 90 - 95 përqind epigjenetik nga faktorë të jashtëm që ndikojnë në shfaqjen e tij si ushqimi, stresi, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, ndotja e ajrit, ujit, kimikatet, teknologjia, gjumi I mangët etj. Sipas Universitetit të Bostonit dhe studiuesve në këtë fushë, kancerat rrjedhin nga i njëjti shkak si nga dëmtimi i mitokondrive qelizore apo mutacioneve që lindin në qelizë. Të gjithë kemi qeliza kancerogjene brenda nesh, por janë të përgjumura, në një moment të caktuar nga kushtet apo genetika, mund të aktivizohen” - shtoi ai.

Pyetjes së moderatores Androniki Kolka nëse shkenca, mjekësia moderne, ka bërë përparime të mëdha në luftën kundër kancerit, specialisti holistik u shpreh:

“Kjo është një pyetje ironike për mua, pasi nëse shohim faktet dhe statistikat në botë, 25 milion njerëz çdo vit sëmuren me kancer. Këtë dekadë është trefishuar sëmundja e kancerit dhe 85 % e njerëzve që kalojnë në operacion bëjnë kimioterapi ku shumica dërmuese nuk i kalojnë fazat brenda disa viteve, është 15- fishuar aspekti i financimeve për kimioterapinë, janë rritur operacionet, është ulur mosha e zhvillimit të tumorit. Imunoterapia nuk ka sjellë rezultate. Sipas OBSH 30 mln njerëz do sëmuren çdo vit nga kjo sëmundje. Mjekësia moderne ka dështuar, aspak s’ka përparuar. ka 100 vjet me këto protokolle “ – nënvizoi Joka.

Më pas nutricionisti tha se vetë mjekët bëjnë gabime kur u vjen një pacient me kancer, pasi sipas tij e fusin direkt në kimioterapi apo operacion, kur në fakt mundet që duke ndërruar stilin e jetesës, sëmundja të mbahet në kontroll. Sipas tij, mjekësinë e kurimit të kancerit e ka marrë në dorë biznesi dhe farmaceutika, ku qarkullojnë shumë para, duke mos u thënë njerëzve që ka dhe alternativa të tjera veç kimios dhe ilaçeve.

”Gabimi më madhor është që luftën kundër kancerit e kemi nisur si një luftë mbijetese, dhe jo si një gjendje harmonie së brendshmi dhe së jashtmi ku vëmendja të fokusohet tek stili i jetesës . Mjekët janë shumë egoistë në trajtim, ju drejtohen pacientëve me presion duke i orientuar drejt operacionit direkt sapo e konstatojnë kancerin në trupin e tyre.  Këtë punë e ka marrë biznesi në dorë. Kimioterapia është një lloj bixhozi mbi jetën e njerëzve”.

Por cilat janë ushqimet më të rekomandueshme që mund të konsumohen nga të sëmurët me kancer?

“Kërpudhat medicinale , pelina e bardhë, kurkuma, turmerik, shafran, kanella, speci pikant, xhinxhër, jambar, vajin e  farave të rrushit, boronicat, luleshtrydhet, manat, mango, kivi, patate e kuqe, gjethe jeshile, brokoli, kërpudhat, bamjet, asparagu. Të gjitha këto duke u kombinuar me terapinë e diellit, marrjen e vitaminës D nga qëndrimi 2 deri 3 orë në diell, si  edhe aromaterapitë”

Ndërsa ushqimet që e shtyjnë dhe e fusin në lojë kancerin sipas nutricionistit janë sheqernat, karbohidratet e thjeshta, proteinat shtazore, duhani, alkooli, pijet energjike, lëngjet e paketuara me gaz dhe pa gaz, patatinat e çdo ushqim ultra i përpunuar. Në fund të bisedës nutricionisti i bëri apel pacientëve që të mos nxitohen dhe t’i drejtohen direkt kimioterapisë, por t’i kthehen produkteve të natyrës dhe të ndërrojnë stilin e jetesës, pa harruar punën me pjesën psikologjike duke mos rënë në pesimizëm, por t’i dalin para gjendjes e ta luftojnë atë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?