Foto ilustruese

725 raste të reja me koronavirus dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit! Infektohet drejtori i COVID/3, dërgohet për kurim në Turqi

6 Janar 2021, 17:23| Përditesimi: 6 Janar 2021, 20:12

  • Share

TIRANË- 725 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete. Është ky bilanci i 24 orëve të fundit të koronavirusit në vendi tonë. Viktimat ishin të moshave 52-76 vjeç.

"Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Në 4 spitalet COVID po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 në intubim. Po në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, ndërsa vijojnë ende aktiv mbi 23 mijë persona.  Në total numri i viktimave në Shqipëri ka arritur në 1217 që prej fillimit të pandemisë në muajin mars.

"Janë kryer 3906 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 725 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës,  Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar", thuhet në njoftim. 

COVID-19 – Statistika (06 Janar 2021)
Raste të reja ditore  725
Të shëruar në 24 orë 551
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë  7
Testime ditore 3,906

Testime totale 276,713
Raste pozitive  61,008
Raste të shëruara  36,102
Raste Aktive 23,689
Humbje jete 1217

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 13753
Fier 1715
Shkodër 1325
Durrës 1203
Vlorë 951
Lezhë 942
Korçë 878
Elbasan 865
Berat 754
Gjirokastër 454
Dibër 451
Kukës 398 

Ora 20:07
Infektohet me COVID-19, kryetarja e Bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi

1609960128_majlindaqilimi.jpg

Kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi ka rezultuar pozitive me COVID-19 këtë të mërkurë (6 janar).

Ajo rezultoi pozitive pas kryerjes së testit të shpejtë ku menjëherë pas rezultateve është izoluar në shtëpi.

Aktualisht, gjendja e saj shëndetësore paraqitet e mirë. Gjatë ditës së sotme në Delvinë, përveç kryetares së Bashkisë, kanë rezultuar pozitivë edhe 2 persona të tjerë, ndërsa gjatë ditëve të kaluara numri i personave pozitivë ka shënuar rritje në krahasim me ditët e fundit të 2021.

Ora 14:43
Infektohet me COVID/ Mjeku i njohur Arjan Harxhi dërgohet për kurim në Turqi

Një tjetër mjek i njohur në vend është infektuar me COVID. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mjeku i njohur infeksionist Arjan Harxhi po kurohet në Turqi, pasi rezultoi i prekur me koronavirus.

Dr. Arjan Harxhi është edhe drejtues i spitalit COVID-3. Kujtojmë se mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor janë kategoria më e rrezikuar për tu prekur nga COVID pasi janë në ballë të luftës me virusin e rrezikshëm.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?