Kronikë

256 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit 

7 Prill 2021, 18:20| Përditesimi: 7 Prill 2021, 19:41

  • Share

Këtë të mërkurë në vendin tonë janë raportuar 256 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID. Viktimat janë të moshave 67 - 84 vjeç.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 - 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2538 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 256 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  

"31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan". 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital". 

Statistika (07 Prill 2021) 

Raste të reja ditore        256
Të shëruar në 24 orë     565
Të shtruar në spitale      256
Humbje jete në 24 orë    8
Testime ditore                2538

Testime totale            577,591
Raste pozitive             127,192
Raste të shëruara        95,600 
Raste Aktive                 29,301
Humbje jete                  2291
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë   20738
Fier      2560
Durrës  1226
Gjirokastër  1224
Shkodër  1030
Vlorë     721
Korçë   729
Kukës    345 
Dibër    338
Elbasan  246
Lezhë     103
Berat    41

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?