Kronikë

Mbeten në fuqi të njëjtat masa anti-COVID! Komiteti i Ekspertëve: Kemi përmirësim, por s'jemi ende ku duhet! Shqetësuese grumbullimet në fushatë

7 Prill 2021, 16:06| Përditesimi: 7 Prill 2021, 18:24

  • Share

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi të njëjtat masa anti-COVID që kanë qenë më parë të paktën edhe për dy javë të tjera. Pjesë e masave është ndalimi i grumbullimeve të më shumë se 10 personave, universitetet dhe gjimnazet online (me përjashtim të maturantëve)dhe ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit.

Zv ministrja e Shëndetësisë njëkohësisht kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli, deklaroi se ka një përmirësim të situatës, por nuk jemi aty ku duhet. Ky përmirësim sipas saj tregon se masat kanë qenë efikase, por duhet të mbeten të njëjtat në fuqi deri në 2 javët e ardhshme. Më pas Komiteti Teknik do të mblidhet sërish dhe do të gjykojë masat në varësi të situatës.

Me nisjen e vaksinimit masiv prej 11 ditësh në vendin tonë është vërejtur një ulje e ndjeshme e rasteve ditore dhe viktimave. Kështu deklaroi drejtoresha e ISHP Albana Fico. Edhe për Rakacollin një nga arritjet e kësaj jave që ka ndikuar dhe në përmirësimin e situatës së COVID ka qenë fushata e vaksinimit masiv e cila ka ecur me ritme të shpejta duke bërë që Shqipëra të renditet e para në rajon duke ia kaluar edhe Serbisë.

Megjithatë shqetësuese për Komitetin janë grumbullimet në shkelje të masave antiCOVID në takimet elektorale, që janë parë kryesisht nga ana e PD.  Nga mbledhja e Komitetit, Rakacolli theksoi se janë evidentuar grumbullime jashtë kritereve të përcaktuara, ndërsa ju bëri apel subjekteve politike që të tregojnë kujdes.

Masat që janë në fuqi
1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
3.Shkollat e mesme vijojnëobnline me përjashtim të maturantëve
4.Universitetet vijojnë online
5.Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

Ora 17:09
Brataj: Po preken nga COVID edhe zona të largëta (VIDEO)

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, tha gjatë konferencës për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve se ka rënë numri i vizitave për COVID, por shtoi se ka patur prekje të zonave të largëta.

Sipas Brataj, edhe pse indikatorët janë në rënie, sërish përhapja e infeksioneve në zona të virgjëra, është tregues se duhet treguar më shumë kujdes në respektimin e masave anti-COVID.

“Numri i vizitave për COVID ka rënë disi, por numri i vizitave në banesë për sa i përket qarkut të Tiranës dhe qarqeve të tjera, është barazuar, kemi një rritje të vogël në qarqet e tjera. Edhe shtrimet janë ulur. Edhe zona të largëta po preken nga COVID. Edhe pse indikatorët janë në rënie, përhapja e infeksionit në këto zona të virgjëra, duhet të na bëjë më të kujdesshëm. Partitë politike të kenë parasysh zbatimin e rregullave për ruajtjen nga infeksioni”, tha Brataj.

Ora 17:05
Mitingjet e PD, Rakacolli thirrje: Jemi të shqetësuar, grumbullimet do të çojnë në rritje të rasteve të infeksionit dhe fataliteteve (VIDEO)

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, i ka bërë thirrje sot PD-së që të zbatojë rregullat anti-COVID gjatë takimeve elektorale.

Rakacolli tha se grumbullimet e vërejtura gjatë takimeve nga opozita, kanë ngjallur shqetësim, pasi do të çojnë në rritje të numrit të infeksioneve dhe fataliteteve.

“Jemi të shqetësuar sepse grumbullimet e vërejtura nga subjektet politike do të çojë në rritje të numrit të infeksioneve në të ardhmen dhe po ashtu dhe fatalitete. Bëjmë apel subjekteve politike që takimet elektorale të bëhen në zbatim të rregullave. Vetëm kështu do të mund ta kontrollojmë situatën që këto ndërlikime të mos bëhen shkak për humbje jete”, tha Rakacolli.

Ora 17:03
'Shqipëria e para në rajon për ritmin e vaksinimit', Rakacolli: Mbeten në fuqi të njëjtat masa anti-COVID! Përmirësim i lehtë, por s'jemi ku duhet (VIDEO)

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se do të mbeten në fuqi masat që kanë qenë sa i përket situatës së COVID. Ora policore fillon në 20:00 deri në 06:00.

Rakacolli deklaroi se ka një përmirësim të situatës por nuk jemi aty ku duhet. Ky përmirësim sipas saj tregon se masat kanë qenë efikase, por do të mbeten të njëjta deri në 2 javët e ardhshme kur do të gjykohen sërish nga komiteti në varësi të situatës.

"Masat e propozuara nga komiteti kanë qenë masa efikase dhe ky rezultat vjen edhe si bashkepunim akoma më i mirë e zbatimit të masave nga qytetarët.

Një nga arritjet më të mëdha është fushata e vaksinimit. Shqipëria në 10 ditë ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të bërjes së vaksinimit. Duke ia kaluar edhe Serbisë e cila ishte e para në rajon. Pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku  duhet të jemi dhe mendohet se masat do të vazhdojnë të mbeten në të njëjtin nivel siç kanë qenë më parë.

Dalja deri në orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit me përjashtim të atyre që kanë raste shëndetësore. do të kemi vazhdimësi të mësimit online të universiteteve dhe të shkollave të mesme me përjashtim të maturave.  Fluturimet me Britaninë edhe për këtë 2 javësh mbeten të pezulluara. Vazhdon dhe urdhri për të mos lejuar grumbullime me më shumë se 10 veta", tha ajo.

Ora 16:55
Fico: Në 2 javët e fundit kemi ulje të infektimeve dhe të numrit të viktimave nga COVID (VIDEO)

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico gjatë konferencës me Komitetin Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se kemi ulje të të infektuarve dhe të numrit të viktimave nga COVID.

"Ka disa indikatorë, incidenca 2 javore ka pësuar rënie, në 179. Pozitiviteti i mostrës është ulur këtë e monitorojmë edhe nëpërmjet numrit.  Nga 322 në 142 raste të reja. Numri total i rasteve aktive ka rënë.  Nga ana tjetër vëmë re se ka një rritje të numri të bashkive të vogla të prekura, nga 32 në 38. Me prekje dhe infeksion më të lartë te femrat dhe me humbje jete më të lartë te meshkujt. Totali i vdekjeve në raport me rastet pozitive.  Shpërndarja e vaksinës bëhet sipas të gjitha kushteve. Zbatimi i masave është një gjë e domosdoshme", tha ajo.

Komento

Komente

  • [email protected]: 07/04/2021 19:38

    Po Me UK Ç'PATËT?!! Eshte vend drejt fundit te cov_ 19. Apo jemi qe jemi futja kot

    Përgjigju
  • Drita: 07/04/2021 19:32

    Po me Britanin e Madhe (UK) Ç'patet. Apo pertoni te rishkruni vendimin. Realisht ne kemi 30 here me shume te infektuar/ per banor se Britnaia. Nuk ju duket qesharake? Ne fakt duhet te na ndalojne ato qe ne te mos fluturojme per UK. Me pak kujdes se beheni te pabesueshem e eshte me rende se qelimi pse nuk ndryshoni masat sipas gjendjes reale

    Përgjigju
  • Bilali: 07/04/2021 18:06

    Dmth kafshet brjne fushat dhe si i do qefi, populli i mbull ne shpi te duroj qe kafshet te bejn fushata?.Kafshet bejn party ne na kerkohet sakrificë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?