VLORË- Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë sot, pasi u rrëzua aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije turistike të ankoruar pranë portit Vlorë. Pas aksidentit, e reja, ende e paidentifikuar, u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Dyshohet se ajo ka qenë nën efektin e alkoolit dhe me shtetësi italiane, por ende nuk dihet nëse ka qenë vetëm apo e shoqëruar në anije.
Sipas mjekëve e reja kishte disa fraktura në kokë dhe probleme me frymëmarrjen, që mendohet se janë shkaktuar nga përplasja e kokës kur ka rënë nga anija dhe sasia e ujit që ka pirë.
Ndërkohë për ngjarjen është arrestuar një nga punonjësit në anije, Aleksandër Golemaj 47 vjeç, i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Aktualisht grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Anija ‘Liburna’, nga ku ra 25-vjeçarja, është një anije turistike që operon në linjës Vlorë-Sazan-Karaburun, ku turistë të shumtë shijojnë pamjet e këtyre vendeve nga bordi. Anija prej druri ofron muzikë dhe pije për turistët në bord, një mënyrë argëtimi gjatë sezonit veror.
Anija ‘Liburna’ është një anije turistike që operon në linjës Vlorë-Sazan-Karaburun, ku turistë të shumtë shijojnë pamjet e këtyre vendeve nga bordi. Anija prej druri ofron muzikë dhe pije për turistët në bord, një mënyrë argëtimi gjatë sezonit veror. Në këtë anije paraditen e sotme 25-vjeçarja, që mendohet se ishte me shtetësi italiane dhe e dehur, ka rënë gjatë kohës që duke zbritur, ndërsa anija ka qenë e ankoruar.
25-vjeçarja që humbi jetën ditën e sotme në spitalin e Vlorës, pasi ra nga një anije e ankoruar në tentativë për të zbritur nga ajo edhe nuk është identifikuar, por mendohet se vajza mund të ketë shtetësi italiane. Ende nuk dihet nëse ajo ka qenë e shoqëruar apo vetëm, por sipas mjekëve e reja kishte disa fraktura në kokë dhe probleme me frymëmarrjen, këto mendohet se janë shkaktuar nga përplasje e kokë kur ka rënë nga anija dhe sasia e ujit që ka pirë.
Aktualisht hetuesit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Gjynaf goca. Por nuk e kuptoj perse i arrestojme njerzit kot! Pa prove, hertim asgje. Kaq idiot e kemi policine edhe pas 30 vitesh? Vertet skandaloze.
PërgjigjuKan arestuar kot ate kapitenin, e ka shit pronari, anija niset gjithmon mbi kapacitet, do zoti nuk mbytet
PërgjigjuDilni njeher nga Kapiteneria se cdo gje fillon nga aty.
PërgjigjuAnijet turistike si furgonet e linjes. Mbi kapacitet, pa jelek shpetimi.
PërgjigjuPo nga kapiteneria nuk beri nje xhiro policia dhe prokuroria? Anijet dalin nga porti me dyfishin e kapacitetit te pasagjereve dhe kapiteneria ben sikur nuk e ka mendjen, se sigurisht zarfi me leke vazhdon te qarkulloje. Anijet jane ne pike te hallit per masat e sigurise lere pastaj per masa anti-covid, por askush nuk i ndalon te dalin ne det. Keshtuqe per vdekjen e kesaj vajze nuk ka vetem 1 fajtor por disa, duke nisur nga kapiteneria, tek probari i anijes dhe ne fund jane punonjesit.
Përgjigju