Bajram Begaj dhe Albin Kurti

25-vjetori i Çlirimit, Begaj takim me Kurtin: Kjo liri është atdhetarëve që sakrifikuan për Kosovën

12 Qershor, 17:35| Përditesimi: 12 Qershor, 18:01

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi në Prishtinë një takim ‘kokë më kokë’ me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas takimin dypalësh me praninë e delegacioneve përkatëse.

Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Kosovës, duke theksuar faktin se çdo sukses i Kosovës, është sukses i shqiptarisë.

“Nuk ka rrugë tjetër. Shqipëri-Kosovë është një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë”, - u shpreh Presidenti Begaj, bashkë me urimin që ditët e mira për shqiptarët të vazhdojnë të jenë të tilla, që të dyja vendet të kenë ardhmëri më të mirë.

“Kemi mundësi të përparojmë dhe të jemi faktor i rëndësishëm për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit” -u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar se për Shqipërinë mbrojtja dhe promovimi i Kosovës është  në çdo agjendë ndërkombëtare. “Funksionet publike janë të përkohshme, kombi është i përjetshëm”- vlerësoi Presidenti i Republikës”

Presidenti Begaj e cilësoi 12 qershorin e vitit 1999 si ditën që solli lirinë mbi vuajtjet, mbi persekucionin, mbi spastrimin etnik, mbi gjenocidin dhe kjo liri, - u shpreh ai, - është e të gjithë atyre atdhetarëve që dhanë jetën, sakrifikuan dhe kontribuuan për Kosovën.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, dhe për këtë angazhim, si dhe për lobimin në procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, mori falënderime dhe mirënjohjen nga Kryeministri Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi, Presidenti i Shqipërisë, në vijimësi të iniciativave, të cilave u është përkushtuar, propozoi që edhe Kosova të shpallë festë kombëtare 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Për këtë kërkesë ai gjeti aprovimin e Kryeministrit Kurti. Gjatë bisedës u trajtuan edhe çështje të shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, ku një rëndësi e veçantë iu kushtua bashkëpunimit për lehtësimin e studimor të njohjes së historisë sonë nëpërmjet organizimit të shkëmbimeve mes shkollave.

Ora 17:44
25-vjetori i Çlirimit, Begaj takon ish-ambasadorin Walker: I treguat botës gjenocidin në Kosovë, dëshmia juaj shënoi kthesën

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një takim të veçantë në Prishtinë me William Walker, ish-Ambasador i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë. Walker ndodhet në Kosovë për të festuar me shqiptarët 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Presidenti i Republikës përgëzoi Ambasadorin Walker për rolin thelbësor që ka luajtur gjatë shërbimit në Kosovë, duke i treguar botës masakrën çnjerëzore ndaj civilëve të ndodhur në Reçak më 15 janar të vitit 1999.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje dhe falënderime për këtë mision të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, i cili, pasi pa trupat e shqiptarëve të vrarë, e quajti masakrën si “një mizori e papërshkrueshme”.

“Ishte deklarata juaj për dëshminë e gjenocidit që shënoi kthesën në Kosovë”, - u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me William Walker.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?