25-vjetori i Çlirimit, Begaj takon ish-ambasadorin Walker: I treguat botës gjenocidin në Kosovë, dëshmia juaj shënoi kthesën

12 Qershor, 17:44| Përditesimi: 12 Qershor, 17:47

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një takim të veçantë në Prishtinë me William Walker, ish-Ambasador i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë. Walker ndodhet në Kosovë për të festuar me shqiptarët 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Presidenti i Republikës përgëzoi Ambasadorin Walker për rolin thelbësor që ka luajtur gjatë shërbimit në Kosovë, duke i treguar botës masakrën çnjerëzore ndaj civilëve të ndodhur në Reçak më 15 janar të vitit 1999.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje dhe falënderime për këtë mision të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, i cili, pasi pa trupat e shqiptarëve të vrarë, e quajti masakrën si “një mizori e papërshkrueshme”.

“Ishte deklarata juaj për dëshminë e gjenocidit që shënoi kthesën në Kosovë”, - u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me William Walker.


Lajmi kryesor:

25-vjetori i Çlirimit, Begaj takim me Kurtin: Kjo liri është atdhetarëve që sakrifikuan për Kosovën


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?