Azem Hajdari

Politikë

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Meta: Lidershipi dhe guximi i tij mbetet frymëzim, përjetë mirënjohës heroit të demokracisë

12 Shtator, 10:25| Përditesimi: 12 Shtator, 10:27

  • Share

1757665631_azemhajdari.jpg

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka përkujtuar Azem Hajdarin në 27 vjetorin e vrasjes së tij. Në një postim në rrjete sociale, Meta shkruan se lidershipi i Hajdarit mbetet një frymëzim për lirinë e demokracinë. Ai thotë se do të mbeten gjithmonë mirënjohës ndaj tij.

“Lidershipi, guximi dhe vepra e paharruar e Azem Hajdarit mbeten frymëzim i pashuar për këdo që është gati të mbrojë me çdo sakrificë Lirinë, Demokracinë dhe Pluralizmin Politik.

Përjetë do t'i jemi mirënjohës Heroit të Demokracisë, Liderit të Lëvizjes Studentore, që me shembjen e mureve të izolimit çeli një epokë të re për Shqipërinë duke sjellë lirinë, pluralizmin e demokracinë, vlera të shenjta që më shumë se kurrë duhet t'i ruajmë si sytë e ballit!

AZEM TI JE GJALLË!”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Homazhe për 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon e bija! Berisha: Është më i gjallë se kurrë në idealet e shqiptarëve që duan lirinë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?