Këtë 12 shtator, familja dhe eksponentë të Partisë Demokratike përkujtuan 27-vjetorin e vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari. Të parët që vendosën kurora me lule në memorialin e ish-studentit të dhjetorit, ishin familjarët e tij. Në sy, për të dytin vit radhazi, ra mungesa e vajzës së Azem Hajdarit, Rudinës.
Për kryetarin demokrat Sali Berisha, Azem Hajdari është më i gjallë se kurrë në idealet e shqiptarëve
"Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment, mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave, që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar. ", tha ai.
Më tej, shënjestroi qeverinë duke thënë se sot nuk ekziston vota e lirë.
"Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrate e demokrat shqiptar, për çdo deputete dhe deputet të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar pluralizmin, për të shpëtuar votën e lirë, për të rikthyer votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë. Dhe njëherë të gatshëm për çdo çmim, për çdo sakrificë, mbasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica.", tha ai.
Ditën e vrasjes së Azem Hajdarit e përkujtoi nga qelia edhe presidenti i Partisë së Lirisë, lir Meta.
“Lidershipi, guximi dhe vepra e paharruar e Azem Hajdarit mbeten frymëzim i pashuar për këdo që është gati të mbrojë me çdo sakrificë Lirinë, Demokracinë dhe Pluralizmin Politik”, shkruajti Meta.
Azem Hajdari u vra pasditen e 12 shtatorit të vitit 1998, kur po dilte nga selia e PD-së. Për këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmani. Dënime morën edhe Izet Haxhia me vëllezërit e tij si dhe Fatmir Meta.
Në vitin '90, Azem Hajdari ishte një prej figurave kryesore të lëvizjes studentore që çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste. Ai ishte kryetari i parë i PD-së dhe një prej figurave që dominuan jetën politike të vendit deri në 12 shtatorin e vitit 1998 kur mbeti i vrarë para selisë së PD.
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka përkujtuar Azem Hajdarin në 27 vjetorin e vrasjes së tij. Në një postim në rrjete sociale, Meta shkruan se lidershipi i Hajdarit mbetet një frymëzim për lirinë e demokracinë. Ai thotë se do të mbeten gjithmonë mirënjohës ndaj tij.
“Lidershipi, guximi dhe vepra e paharruar e Azem Hajdarit mbeten frymëzim i pashuar për këdo që është gati të mbrojë me çdo sakrificë Lirinë, Demokracinë dhe Pluralizmin Politik.
Përjetë do t'i jemi mirënjohës Heroit të Demokracisë, Liderit të Lëvizjes Studentore, që me shembjen e mureve të izolimit çeli një epokë të re për Shqipërinë duke sjellë lirinë, pluralizmin e demokracinë, vlera të shenjta që më shumë se kurrë duhet t'i ruajmë si sytë e ballit!
AZEM TI JE GJALLË!”, shkruan Meta.
Komente

Se çfare “vlerash” e kapaciteti intelektual ka misheruar Azemi, kete e dine edhe ata qe nuk e kane pare duke bere boks ne parlament ne vitet 90-te. Ngrini nje permendore per ata te shkrete qe vdiqen ne Gerdec per te ushqyer familjet dhe qe ende s’kane marre drejtesi.
Përgjigju